GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi me qytetarët: Koha për ta gëzuar të gjithë Tiranën

12:49 - 19/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi me qytetarët: Koha për ta gëzuar të gjithë Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i shoqëruar nga kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti dhe kandidatë të tjerë, ka vijuar turin e takimeve në çdo lagje të Tiranës. Këlliçi u ndal në zonën e “Brrylit” në kryeqytet dhe pranë “Maternitetit të Ri”, ku shtrëngoi duart me qindra qytetarë të Tiranës, të cilëve njëkohësisht u dha dhe programin e tij për drejtimin e kryeqytetit.

Gjatë takimeve në rrugë, një i moshuar u interesua për angazhimin e dhënë nga Belind Këlliçi, për transportin publik falas. “E kam dëgjuar me vëmendje atë projektin tënd. A realizohet?”.

Belind Këlliçi shpjegoi se ky angazhim do të bëhet realitet pas 14 majit, pasi sipas tij, prioritet do të jenë qytetarët. “ 100% që po. Është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedhë apo ke hyrë të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen”, u shpreh Këlliçi.

Interesimit nëse do të ketë largime nga puna edhe për punonjësit që shërbejnë aktualisht në sistemin e transportit urban të Tiranës Këlliçi u shpreh se jo vetëm që nuk do të largohet njeri nga puna, por sistemi do të modernizohet.

“Të gjithë do punojnë, unë do subvencionoj shërbimin, nuk do heq njeri nga puna. Unë do paguaj aq sa duhen në vit me e mbajt në këmbë sistemin me fitim. Unë po të them kaq: ajo kushton në vit 16.5 milionë euro, buxheti është 240 milionë euro. Unë do t`ua paguaj 16.5 milionë euro operatorëve çdo vit operatorëve që ta mbajnë sistemin në këmbë dhe ta modernizojnë”.

Gjatë takimeve shumë qytetarë treguan vështirësitë me të cilat po përballen, pa lënë mënjanë faktin se jeta në Tiranë është vështirësuar edhe për shkak se lagjet e qytetit nuk kanë njohur investime nga bashkia. Për këtë arsye, qytetarët shprehën mbështetjen ndaj Belind Këlliçit, madje edhe nga ata të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit vetëm për të votuar ndryshimin në 14 maj.

Belind Këlliçi deklaroi gjithashtu se ndryshimi do të vijë në 14 maj, pasi llogaritë tashmë janë ndarë. Veliaj me oligarkët, ndërsa ai dhe ekipi i tij me qytetarët.

“I kemi ndarë llogaritë, ne gjithë ditën me qytetarët, këta i kemi lënë me oligarkët. Në datën 14 do të bëhet ndryshimi se s’bën, se shohim njerëzit çdo ditë, kudo ku ikim”, u shpreh Belind Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1qytetare

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
Alibeaj ankohet te Glover: Berisha më trembi kandidatët

Alibeaj ankohet te Glover: Berisha më trembi kandidatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com