GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi në Ndroq: Transport falas dhe mbështetje për bujqësinë

10:35 - 05/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi në Ndroq: Transport falas dhe mbështetje për bujqësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte me banorët e Ndroqit, ku i njohu nga afër me projektin e tij që sjell zbutjen e kostos së jetesës për ata dhe mbështetje në sipërmarrjet në fshat.

“E vetmja gjë që ne duhet të bëjmë, është të bëjmë Tiranën të jetueshme, të ulim kostot e jetesës. Tani t`ju jap një të dhënë interesante për transportin publik falas, se këtë (Veliajn) e ka kapur panik i madh. Këtë shërbim e përdorin 200 mijë qytetarë në ditë. Nga këto 200 mijë, një pjesë marrin abonetë, një pjesë kanë lehtësira, se ka lehtësira. Pra 140 mijë qytetarë në ditë në Tiranë paguajnë biletën 400 lekë. Do të thotë 56 milionë lekë në ditë, e përkthyer në muaj do të thotë 1.5 milionë euro në muaj, në një vit do të thotë 18 milionë euro”-tha Belind Këlliçi.

Paratë janë, tha Belind Këlliçi, por aktualisht bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj paguajnë inceneratorin fantazëm në Sharrë. Sipas Këlliçit, plani për transportin publik falas jo vetëm është i realizueshëm, por do të ketë edhe investime për modernizimin e tij.

“14 milionë euro në vit Erion Veliaj paguan inceneratorin te landfilli i Sharrës që nuk ekziston. Ndërkohë unë dua të paguaj 16.5 milionë një shërbim që përfiton gjithë Tirana, duke garantuar edhe 5 milionë euro të tjera për të investuar te rrjeti i autobusëve, te stacionet, dixhitalizim, modern, europian, dhe është një gjë që bëhet”-u shpreh Këlliçi.

 Ulje e taksave

Kandidati i opozitës foli edhe për angazhimin tjetër të tij, uljen dhe zerimin e disa taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të lehtësojnë jetën e bizneseve të vogla të kryeqytetit.

“Nga ana tjetër lakun në fyt ia ka vënë biznesit të vogël. Unë kam dhënë një premtim, taksën e shkollës që ia ka vënë barrë të gjithëve do ta heq, do ta bëj zero, sepse nga janari 2016 ka mbledhur 42 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë shkollë. Pretendon se ka bërë shkolla, por nuk ka bërë asnjë shkollë, i ka bërë vetëm në projekte 3D.”u shpreh Belind Këlliçi.

Subvensione për fshatin

Ndroqi dhe të gjitha ish-komunat do të jenë përfituese nga plani i Belind Këlliçit për fshatin, ku përfshihen subvencionet në bujqësi, kreditë e buta për fermerët apo dhe ndërtimi i tregjeve në 14 njësi administrative të Tiranës.

“Në lidhje me fshatin, padiskutim do të ketë një vëmendje të rritur. Për çdo njësi të Tiranës, normalisht ne duhet të kemi 15 tregje, ku të shiten produktet “Made in Tirana”, që prodhohen në Tiranë. Për çdo fermer që vjen dhe shet produktin bio të fshatit në Tiranë, do të ketë zero taksë. 7 milionë euro çdo vit do të shkojnë për subvencione për fermerët. Për të gjithë ata që prodhojnë dhe i kanë prodhimet e tyre bio, ne do t`i krijojmë mundësinë t`i subvencionojmë dhe të vinë ta shesin produktin e tyre në Tiranë. Do të vëmë një fond të veçantë 3 milionë euro çdo vit, për të gjithë ata që duan të marrin kredi, që nuk ia dalin dot, do t`i financojmë interesin në bankë. Do të financojmë të gjithë ata që duan të bëjnë një biznes të ri, do ti financojmë me të paktën 10 mijë euro bizneset e reja në fshat”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

Gjatë takimit me banorët e Ndroqit, Belind Këlliçi shprehu besimin se në 14 maj do të marrë fund keqqeverisja e Tiranës, dhe do të nisë një etapë e re për kryeqytetin.

 

Etiketa: bujqesiKelliciKryesore1transport

Lajme të lidhura

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull
Breaking Views

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Breaking Views

“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

18:03 - 22/04/26
Para
324 kg kokainë nga Porti i Durrësit, SPAK arreston 4 persona

324 kg kokainë nga Porti i Durrësit, SPAK arreston 4 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com