GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi në Tufinë: Jo para për inceneratorë, por për qytetarët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi në Tufinë: Jo para për inceneratorë, por për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me banorët e Tufinës, një zonë jo më shumë se 2 kilometra larg qendrës së Tiranës.

Banorët u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm, ku sipas tyre nuk kanë më shumë se 2 orë në ditë, mungesën e investimeve në shkollën e Tufinës, ku prej 20  vitesh nuk është vënë dorë, apo dhe rrugën për të shkuar deri atje ku fëmijët e fillores janë të detyruar të kalojnë mes përmes varrezave.

Në fjalën e tij Këlliçi tha se nuk ka ardhur për të gënjyer askënd dhe se është aty vetëm për të premtuar vetëm ato probleme që janë brenda mundësive për t’u realizuar, por pa harruar të pranojë dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike ndër vite për zgjidhjen e problemeve.

“Jemi në një fushatë që nuk është fushatë e zakonshme. Erjon Veliaj trumbeton kryeqytetin europian të rinisë. Ai ka mbaruar punë me rininë këtu dhe i jep mend rinisë në Europë. Këto arritje pash që kryebashkiaku i shpalli para dy tre ditësh.  Problematikat që ka Tirana sot duhet të ishin zgjidhur prej vitesh.

Unë jam këtu për të pranuar dhe gabimet që ka bërë Partia Demokratike në të kaluarën, por jam këtu ama për të qenë para jush me këmbë në tokë, për të dhënë premtime të prekshme dhe të realizueshme. Ju jap fjalën që siç jam i pakorruptuar sot, ashtu do të jem dhe nesër i pakorruptueshëm në mbrojtje të interesit tuaj.

Premtimet

Çfarë premtoj unë?  Çështja e ujit të pijshëm do marrë një zgjidhje. Nuk po them këtu 24 orë në ditë se s’kam ndërmend t’ju gënjej. Me ekipin e inxhinerëve, të mundohemi që brenda 100 ditëve të para ta çojmë këtë sasi dy orë në ditë deri në 14 orë në ditë për një periudhë të caktuar kohe.

Paratë e taksapaguesve nuk do të shkojnë më për inceneratorë, por do shkojnë për qytetarët, do shkojnë për familjet në nevojë, do shkojnë për çiftet e reja, për të bërë të mundur që këtu të rrinë të rinjtë. Paratë do shkojnë në infrastukturë, në ndriçim, në trajtimin e çështjes së ujit të pijshëm. Pa disktutim përpos këtyrë çështjeve, do ketë një disiplinim dhe një sjellje normale të policisë bashkiake. Kështu që ju premtoj që brenda 100 ditëve të para do ketë një disiplinim të plotë të kësaj strukture” tha Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1Tufine

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
Kapet me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari

Kapet me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com