Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një maratonë takimesh e bisedash me banorët e shumë fshatrave të Tiranës.
Këlliçi paraqiti planin për mbështetjen e fermerëve në Vishnje, Vaqarr, Pinet, Pezë, Ndroq, Zallher, Kasallë, Dritas.
Në këto zona, kandidati i opozitës prezantoi programin e tij me 5 prioritete për bashkinë e Tiranës, teksa u ndal edhe tek shqetësimet e banorëve në zonat rurale. Fillimisht, Belind Këlliçi prezantoi angazhimin e tij për transport publik falas, i cili pas 14 majit do të përfitohet edhe nga banorët e ish-komunave në çdo skaj të Tiranës, të cilët me këtë do të kursejnë më shumë para.
“E ka çmendur premtimi që unë kam dhënë për autobusin falas. Dhe po, nga këtu po e them sërisht, autobusi pas 14 majit do të jetë falas, në qytet dhe në fshat. Dhe kjo është e padiskutueshme sepse janë 200 mijë qytetarë në ditë që e përdorin këtë shërbim. Janë 200 mijë qytetarë në ditë që kanë nevojë për ta marrë autobusin. Diku paguajnë 400 lekë, diku paguajnë 800 lekë, diku paguajnë 1500 lekë por ka dhe nga ata që e kanë 2000 lekë rrugën si banorët e Shëngjergjit”-u shpreh Këlliçi.
Transporti
Transporti publik falas, do t’u krusejë çdo muaj para familjeve në Tiranë. Duke u bërë thirrje të mos e shesin votën, Belind Këlliçi u tha qytetarëve se me të si kryetar bashkie, qytetarëve do t’u ulen kostot e jetesës.
“Imagjino t’ja heqësh këtë barrë ekonomike 200 mijë vetëve në ditë. Do të kenë minimalisht 52 mijë lekë më shumë në muaj. Unë e gjej këtu rastin t’i bëj një apel të gjithë qytetarëve që na ndjekin. Refuzoni lekët që ju vijnë, për të shitur votën, sepse kur vjen puna te kutia e votimit jeni Ju dhe Zoti. Mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e familjes tuaj, mendoni për veten tuaj. Me politikat që unë po ju them, unë nuk kam dalë as të blej vota, as të manipuloj qytetarët dhe as t’i intimidoj. Unë kam dal që me program politik, t’i lehtësoj qytetarët. Pra me një politikë të tillë, 309 mijë familjeve i lë çdo muaj 52 mijë lekë në xhep”-tha Belind Këlliçi.
Infrastruktura
Në takimet me banorët e zonave rurale, Belind Këlliçi u angazhua që pas 14 majit, ata do të kenë lehtësira për riparime dhe restaurime banesash, pa procedura burokratike.
“Ajo që unë ju them është që, duke nisur nga nevoja që ju keni, sepse e kam hasur në çdo fshat të Tiranës, për të riparuar, për të bërë riparime në avllitë tuaja, në bahçe, në shtëpitë tuaja, nuk do të ketë më asnjë vështirësi në procedura, do ta bëni vetëm me një njoftim. Dhe ju jap fjalën e nderit se psa 14 majit, me Belind Këlliçin nuk vjen më asnjë inspektor me ju gjobit me ju marrë djersën dhe mundin tuaj”-tha kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.
Subvencionet
Belind Këlliçi përsëriti për banorët e zonave rurale edhe programin e tij ambicioz, që për herë të parë bashkia të subvencinojë fermerët. Këlliçi tha se do të ketë 7 milionë euro në vit subvencione për fermerët, duke theksuar gjithashtu edhe ngritjen e 15 tregjeve agro ushqimor ku fermerët do të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre.
“Ky program që unë kam, për fshatin në mënyrë të veçantë, për subvencionet, 7 milionë euro në vit, për fermerët për bujqësinë, padiskutim është një masë e nevojshme për t`i dhënë oksigjen, për t`i ndihmuar të gjithë fermerët e Tiranës. 3 milionë euro do të mbështesim skemën për huamarrjen, për fermerët që kanë nevojë. Do të ngrejmë 15 tregje të gjelbërta në Tiranë, për të gjitha njësitë, në mënyrë që ato fermerë që duan të vijnë të shesin produkte “Made in Tirana”, do të kenë zero taksë bashkiake nga bashkia e Tiranës, me të vetmin kusht që të jenë organikisht të çertifikuara, dhe të jenë produkte të bëra në fshatin e Tiranës”-u shpreh Belind Këlliçi.
Taksat
Paketa për uljen e taksave dhe tarifave, ishte një tjetër angazhim që Belind Këlliçi u shpreh se do të prekë edhe biznesin në zonat rurale të kryeqytetit.
“Paketa ime për uljen e taksës së biznesit, për zerimin e taksës së shkollës, që ju e paguani dy herë, një herë e paguani si biznes një herë e paguani si familje. Për zerimin e taksës për tokën bujqësore, për pjesën që i takon bashkisë, që është ndihmë edhe ajo dhe për reduktimin në masën 50% të dy tarifave të pastrim gjelbërimit dhe të tarifës për hapësirën publike, un do t`ju lehtësoj jetën ju si biznes i vogël dhe biznes i mesëm. Të rriteni, të keni më shumë të ardhura të punësoni më shumë”-u shpreh ai.
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, foli edhe për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej” duke u shprehur se ndërtimi do të ulë trafikun në Tiranë.
“Nënkalimi te “Sheshi Skënderbej” do të bëhet për të çliruar trafikun në Tiranë. Sa prej jush kur shkoni në Tiranë në qendër, ngelni të bllokuar me orë të tëra në trafik. Kaos në trafik. Do të ndërtojmë një nënkalim të thjeshtë, pa e dëmtuar sheshin për të bashkuar bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të lehtësuar gjithë trafikun në Tiranë. A e dini se çfarë kritike kam marrë për këtë premtim? Pse e kam dhënë koston e ulët!”-tha Këlliçi.
Fokusi i punës do të jetë ulja e kostove të jetesës edhe për banorët e zonave rurale.
“Unë fokusin do e mbaj tek ju, te çështjet që doni ju. Ke uji për vaditje, ke uji në shtëpitë tuaja që do t`ua garantojmë. Te fakti që ju doni një mbështetje minimale për të punuar tokën, për të nisur një biznes të ri. Ua premtoj dhe njëherë, unë këtu pas 14 majit si kryetar bashkie, me ndihmën e Zotit dhe ndihmën tuaj, do të fokusohem 100% te lehtësimi i jetës së fermerit në fshatin e Tiranës, 100% te shtrimi i rrugës që ju keni kaq të domosdoshme. Rrugën sikur me ju bë në këto katër vjet, është një ndihmë e jashtëzakonshme për ju”.
Zgjedhja vetë e drejtuesve administrative
Një tjetër premtim, për banorët e fshatrave, ishte dhe zgjedhja nga vetë ata e drejtuesve të njësive administrative. Belind Këlliçi u shreh se ata do të kenë më shumë kompetenca për të zgjidhur problemet e banorëve.
“Belind Këlliçi nuk do ua emërojë ju, administratorin, por do e zgjidhni vet. Do jeni ju këtu, do mblidheni dhe do vendosni kë do ju. Nuk mund ta di unë kë doni ju, më mirë se sa ju. Një përfaqësues të zonës tuaj, që të raportojë te ju. Për çfarë po them unë që do e zgjidhni ju? Që të raportoj te ju! Se po e vendosa unë, me ju s`ka pse e mban mirë fare, as nuk ju kthen përgjigje, më ben qejfin mua, fut lajle lule edhe më jep një situatë që nuk ekziston. Edhe thotë e mbaj në rregull me kryetarin. Jo, duhet ta mbajë mirë me ju, me qytetarin”-tha Belind Këlliçi.
Rindërtimi nga tërmeti
Teksa zhvillonte takimet me banorët e fshatrave në Tiranë, në Vishnje, gjurmët e Tërmetit janë ende të freskëta, ndonëse kanë kaluar 4 vjet prej tij. Belind Këlliçi u ndal në një familje me pesë kurorë, e cila prej gati 4 vjetësh jeton në çadër, ndërsa bashkia zvarrit rindërtimin e banesës duke gënjyer banorët.
“A ka ardhur dikush me ju pa nga Bashkia? Çfarë ju kanë thënë? Tmerr, çfarë flet…sa vetë jeni këtu, jeni katër kurora? Po kur ju ra tërmeti erdhën ju thanë se duhet shemb shtëpia dhe ju lanë në çadër. Po tashi çfarë kanë bërë? Se thotë kam bërë apartamente, kam bërë shtëpia thotë ai, kam bërë vila…o xhaxh po ti ku rri, te dhoma ngjit apo në çadër? Rri, fle në çadër? Aty fle vajza e vogël, goca e vogël dy vjeçe rri këtu?”-pyeti Këlliçi.
E moshuara, kryefamiljare tregoi se si ajo dhe të afërmit e saj jetojnë në kushte të vështira, aq sa dhe një mbesë e familjes, kishte ardhur në jetë në çadër.
“Kanë qenë nja dy tri herë, do t’i bëjmë do t’i bëjmë, asnjë gjë tjetër më s’kanë bërë. 5 kunora se një çun ka ikur në Gjermani, 5 kunora kemi qenë. Aty ka le ajo, goca e vogël, ka le në çadër”-u shpreh e moshuara.
Këtë problem, Belind Këlliçi e konstatoi edhe në zonën e Zallherit, ku banorët u ankuan për procesin e rindërtimit. Këlliçi premtoi se pas 14 majit të gjitha familjet e prekura nga tërmeti do të marrin banesat pa dallime partike.
“Sot momenti më i vështirë i takimeve të paradites ka qenë kur ishim në Vishnje, një familje me pesë kurora, pesë, jetonin ende në çadër pothuajse katër vite pas tërmetit. Edhe nuk i marrin, i mbajnë peng për t`i marrë votën, për ti dhënë shtëpi. Eshtë e tmerrshme kjo që bëhet me qytetarët e vendit tonë. Të jenë të qetë, të gjithë ata, që kanë për të marrë, që janë prekur nga tërmeti, që kanë për të marrë shtëpia, do të marrin shtëpitë e tyre pa asnjë dallim. Pa asnjë dallim partiak fare. Nuk më intereson nëse janë socialistë apo demokratë, po e them edhe një here, është çatia mbi kokë”- u shpreh Këlliçi.
Discussion about this post