GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi optimist: Qytetarët kërkojnë sa më parë ndryshim

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi optimist: Qytetarët kërkojnë sa më parë ndryshim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët, duke prezantuar planin e tij për zbutjen e kostos së jetesës.

Këlliçi u ndal në zonën e Kombinatit, ku prezantoi për qytetarët angazhimin për ta bërë transportin publik falas. Teksa Belind Këlliçi i pyeti nëse e përdorin autobusin dhe nëse e duan transportin publik falas, qytetarët u përgjigjën: “Na intereson, si s`na intereson. E përdorim autobuzin, ku do shkojmë pa autobuz. Do donim pa lekë, ajo na pëlqeu. Po e bëre falas ti, më del llogaria. Po u zgjodhe ti, si nuk e duam ne”,-u shprehën disa qytetarë që shtrënguan duart me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës.

Më tej, Belind Këlliçi shpjegoi si do të realizohet ky shërbim, i cili ka kostot financiare, vetëm 6.8% të buxhetit vjetor të bashkisë Tiranë. Buxheti i bashkisë Tiranës është 240 milionë euro. Eshtë si një familje. Si me pas një rrogë 240 mijë lekëshe dhe paguan 16 mijë lekë për këtë shërbim. Vetëm se në këtë rast, përfitojnë 200 mijë veta në ditë”-tha Këlliçi.

Përfaqësues të biznesit treguan problemet që po kalojnë, ndërsa Belind Këlliçi u paraqiti planin për uljen dhe heqjen e disa taksave dhe tarifave vendore. “Kam vënë krevatin atje, rri 24 orë, do lajëqeranë, do ha bukë për veten. Po të rri 8 apo 10 orë, as qera nuk del këtu”-tha një sipërmarrës. “Për bizesin e vogël edhe të mesëm do përgjysmojmë dy tarifat, hapësirën pulike dhe gjelbërimin, pastrimin, dhe do heqim dhe taksën e infrastrukturës arsimore, do e bëjmë zero” -u shpreh  Këlliçi.

Mungesa e ujit

Një tjetër shqetësim për banorët e Kombinatit është mungesa e ujit. Sipas banorëve, uji nga çezmat nuk vjen as gjysëm ore në ditë. “E bën ujin 1 mijë lekë një depozitë 1 mijë litra, ashtu e bën Erioni, me ujin e Bovillës që është pa lekë. Pa investim pa asnjë gjë dhe me orar, gjysëm ore. Për mua problemi më i madh është uji. Ne nuk kena asnjë sekond ujë, asnjë litër. Unë dua 10 kuintal ujë në ditë, gjysëm ore ujë dua unë të vijë nga çezma. Ky ka harxhuar 5 milionë lekë me puse, por është në zonën që s`ka ujë” -dëshmuan banorët.

Pronat

Në këtë zonë, shqetësim kryesor mbetet marrja e pronës nga bashkia e Tiranës. Shumë qytetarë treguan se katër vjet pas tërmetit u ka ardhur njoftimi për shembjen e pallateve, ndërsa të tjerë janë përballur edhe me gjoba nga inspektoratet e bashkisë, pasi kanë bërë ndërhyrje në banesa. “Ka ardhur njoftim për këtë hyrjen këtu. Pas katër vjetësh vijnë për tërmetin, vijnë dhe thonë do të prish pallatin. Edhe një çati që kërkoj me ndërtu po vijnë te ma shembin. Më kanë vënë dhe 38 milionë lekë gjobë. Kur shtëpia kushton 20 milionë, më vënë 38 milionë lekë gjobë” -denoncon një qytetar.

Për banorët e Kombinatit dhe gjithë kryeqytetit, Belind Këlliçi dha garanci se pas 14 majit do t`i japë fund abuzimit me pronën e qytetarëve. “Unë di të them kaq, shtëpia e njeriut, trualli dhe prona nuk do i merret. Se këta janë duke i nxjerr nga shtëpia e duke i shpronësuar me dy lekë dhe nga ana tjetër, i përzënë njerëzit nga shtëpiat e veta. Kjo me mua nuk do ndodhë” -u shpreh Belind Këlliçi.

 

Etiketa: KelliciKryesore1qytetare

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West
Breaking Views

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali
Breaking Views

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26
Para
Jo vetëm PSG/ Zidane refuzon një tjetër ekip, këtë herë kombëtar

Nëse Zidane merr PSG-në, ai do të largojë Neymar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale pas një ndeshjeje shumë të bukur ndaj Belgjikës, që rezistoi deri në fund, por nuk...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com