GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi para demokristianëve: Ndëshkoni me votë hajdutët

10:43 - 30/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Këlliçi para demokristianëve: Ndëshkoni me votë hajdutët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit.

Në takimin e zhvilluar me strukturat në kryeqytet, lideri i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi Belind Këlliçin një misionar, jo vetëm për të ndryshuar Tiranën por edhe një misionar politikë, për të sjellë një model të një politikani të ri dhe të suksesshëm në shërbim të qytetarëve.

“Belind Këlliçi sot ka një mision, të jemi të qartë, nuk është thjesht një kandidat. Unë mund ta quaj një ‘misionar politik’, për faktin se mbi vete mbart disa kauza. E para është, të rikthejmë besimi te të rinjtë, të rikthejmë shpresën te të rinjtë, edhe në aspektin e qëndrimit dhe punësimit në Shqipëri por edhe në aspektin politik. Ne patëm dy modele të dështuara për fatin e keq, se gjithmonë flitet se të rinjtë zënë vendin e tyre, por dështuan. Dështoi Lulzim Basha me turp, dështoi Erion Veliaj me turp. Pra një njeri që është më i keq se padroni i tij, Edi Rama. Një njeri që nuk u bë asnjëherë një menaxher, politikan, burrë shteti jo e jo. Pra janë këto dy modele të dështuara, që padiskutim që misioni i Belindit Rritet akoma më shumë”, tha Ndoka.

Ndoka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin Belind Këlliçin në 14 maj, për të larguar modelet negative të drejtimit të qytetit.

Duke falënderuar Partinë Demokristiane dhe anëtarët e saj që e mbështesin në garën për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm atë, por të gjithë kandidatët e opozitës, Këlliçi u zotua edhe para demokristianëve, se pas 14 majit do të punojë për realizimin e premtimeve.

Një ndër to, është ai për transportin publik falas, që sipas Belind Këlliçit do t`u lehtësojë jetesën 200 mijë qytetarëve në ditë.

“Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme. Ndaj premtimet e mija targetojnë sigurisht, uljen e kostove të jetesës në mënyrë të padiskutuesheme, duke filluar nga një masë që prek 200 mijë qytetarë në ditë. Ua them këtu, nga ky takim me Demokristianët, autobusi pas 14 majit do të jetë falas pa pagesë. Kjo është e realizueshme. A e dini çfarë benefiti është kjo për qytetarët? Janë 200 mijë qytetarë në ditë në Tiranë që përdorin shërbimin e autobusit. Për ato familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, për ato familje që u duhet të marrin dy linja urbani në ditë për të shkuar në vendin e punës, kjo masë u kursen 52 mijë lekë në muaj”, tha Këlliçi.

Sfida për Veliajn

Para demokristianëve në Tiranë, Këlliçi përsëriti dhe njëherë ftesën për rivalin e tij në këtë garë, kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të përballur platformat e tyre për drejtimin e kryeqytetit.

“Dhe gjej rastin përsëri këtu nga platforma e Demokristianëve, t`i shtroi dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”,-u shpreh Belind Këlliçi.

Mbrojtja e votës

Në fund, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, pati dhe një apel drejtuar gjithë qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar të mos shesin votën apo të intimidohen për shkak të ruajtjes së vendit të punës. Belind Këlliçi tha se 14 maj është një ditë e rëndësishme për të ndëshkuar me votë këdo që vjedh apo tallet me qytetarët.

“Dhe i bëj një apel nga këtu të gjithë qytetarëve: marrëdhënia me votën duhet të jetë e shenjtë, mos u intimidoni. Unë e di që ka një presion të jashtëzakonshëm  ndaj administratës publike. Unë e di që ka një represion total ndaj atyre që janë në punë për të mos votuar Belind Këlliçin në datën 14 maj. Unë e di që Erion Veliaj po i këron me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve  të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Po kur të shkoni te kutia e votimit jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës. Mendoni katër vitet e ardhshme, mendoni të ardhmen e këtij qyteti. I ndëshkoni me votë ato që tallen me ju, i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë. E nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 majit, ndëshkoni edhe Belind Këlliçin më vonë”-u shpreh ai.

Prioritetet

Këlliçi prezantoi para anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokristiane, 5 prioritetet e tij për drejtimin e Tiranës, duke vënë theksin te: transporti publik falas, ulja e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm, hapja e nënkalimit te ‘Sheshi Skënderbej’, ndërtimi i 500 oazeve të gjelbërta apo dhe ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në çdo njësi të Tiranës. Edhe në këtë takim, Belind Këlliçi përsëriti premtimin se Teatri Kombëtar do të ndërtohet në vendin ku ishte dhe siç ishte, ndërsa tha se veç tij, do të ndërtohet edhe një tjetër teatër në kryeqytet.

 

Etiketa: demokristianeKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
Banorët e Bërxullës në protestë: Duan të na fusin në burg

Banorët e Bërxullës në protestë: Duan të na fusin në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

Një i ri rreth të 20-ve është qëlluar për vdekje, pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës së presidentit...

Lexo më shumë
Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com