GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kërkova thellimin e hetimeve, të sqarojë kush është Lali Eri

11:16 - 25/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi pas daljes nga SPAK: Kërkova thellimin e hetimeve, të sqarojë kush është Lali Eri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kordinatori politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është thirrur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me denoncimet e tij për dosjen “5 D” ku kanë rënë në pranga ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës u shpreh se ka kërkuar nga prokurorët e posaçëm që të hetohen krimet zgjedhore, duke deklaruar se paratë e paligjshme të firmës 5D-së janë hedhur në fushatë.

Këlliçi bëri me dije se ka kërkuar që të hetohet shtetasja Jona Bejko, e cila në komunikimet private ka deklaruar se aksioner në hotelin 50 milion euro në Durrës është “Lali Eri”. Ai tha se organi i akuzës duhet të sqarojë se kush është personi “Lali Eri”.

“Të thellohet organi i akuzës në thellimin e plotë të kësaj dosje që është një rast spektakolar vjedhje, rast abuzimi me paratë e qytetarëve dhe të evidentohet i gjithë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të sekuestrohen asetet e përfituara ne mënyrë të paligjshme nga këta shtetas”, theksoi ai.

“Kam 13 muaj që e bëj publike në mënyrë të përditshme aferat korruptive dhe vjedhjen galopante në Bashkinë e Tiranës.

Sot u paraqita në SPAK, në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes së dosjes 5D, z. Klodian Braho, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e caktuar prej tij të Policisë Gjyqësore, në lidhje me dosjen famoze 5D.

Ato që më janë kërkuar të mos i bëj publike, nuk do t’i bëj. Por padiskutim dua të ndalem në kërkesën time dhe deklaratat e dhëna edhe në organin e akuzës ku kërkohet hetimi i shtetases Jona Bejko, e cila ka deklaruar në komunikimet e saj private se hoteli me vlerë 50 mln euro në Durrës rezulton se aksioner është Lali Eri. Të na sqarojë organi i akuzës se kush është Lali Eri, se mbase nuk e dinë ende.

Kam kërkuar të hetohet roli i administratorit Nestor Muhametllari, i cili është i lirë dhe nuk ka ende asnjë masë. Mendoj se dëshmia e tij do shërbejë për zbardhjen e kësaj ngjarje. Të hetohen personat e përfshirë dhe roli i titullarëve të autoritetit kontraktor që deri në 2021 që ka qenë Veliaj dhe më pas Mazniku. Kam kërkuar ti shkohet deri në fund rolit të shtetasve Herjon Rrapaj, që kishte nën menaxhim fabrikën e asfaltit në Krrabë ku kryhej evazion fiskanal, shtroheshin rrugët me asfaltin e Bashkisë Tiranë, me burime njerëzore të Bashkisë Tiranë, tenderoheshin fiktivisht këto vepra publike, më pas paratë hidheshin në fushatë.

Kam kërkuar nga SPAK të hetohet krimet zgjedhore gjatë periudhës që kanë administruar përgjimet telefonike bazuar në informacionin që kam, Rezulton se paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga shtabi elektoral i Veliajt dhe drejtorët e 5 D janë hedhur në fushatë elektorale.

Kam kërkuar që të shihet roli i Elton Kacidhes, që është titullar i autoritetit kontraktor.

Të thellohet organi i akuzës në thellimin e plotë të kësaj dosje që është një rast spektakolar vjedhje, rast abuzimi me paratë e qytetarëve dhe të evidentohet i gjithë dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të sekuestrohen asetet e përfituara ne mënyrë të paligjshme nga këta shtetas”, u shpreh Këlliçi.

 

Etiketa: Kellicilalai eri

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Daku shënon dy gola, Asllani e Mitaj japin asiste Shpendi gjen sërish rrugën e rrjetës

Daku shënon dy gola, Asllani e Mitaj japin asiste Shpendi gjen sërish rrugën e rrjetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com