GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Pas zgjedhjeve, Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

11:33 - 09/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e Veliajt/ Kërcënimet dhe manipulimet nga qelia – Dosja e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar në emisionin “A Show”, se beson se Erion Veliajt pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet dhe inceneratorit të Tiranës.

“Unë mendoj që do të shkohet tek inceneratori i Tiranës, unë mendoj që pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet pothuaj çdo vepër penale që ka kryer Edi Rama në këtë vend, sepse disa histori janë aq të mëdha, disa afera korruptive janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur dhe pa ju vendosur kapak. Edi Rama ka gjetur një mënyrë brilante për të shfaqësuar veten e tij, dhe për t’ja hedhur fajin atij që dikur e ka përjashtuar publikisht, dhe që kanë pranuar atë vetëposhtërim dhe veçperdiorim nga Edi Rama. Kështu që Erion Veliaj po shërben si valvul shkarkimi e Edi Ramës për të gjitha aferat e tij kriminale dhe korruptive”, tha Këlliçi .

“Thënë kjo, unë besoj se pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorit të Tiranës, për t’i vënë një emër kësaj afere, se nuk mbyllet kjo aferë as me një drejtor të dalë në pension që është sot në burg, as me drejtorë të rangut të dytë në Bashkinë Tiranë. Kjo aferë e ka një personazh, ai personazh kryesor është Edi Rama, pa bekimin e tij kjo aferë nuk mund të behej, pa përfshirjen e Engjëll Agacit nuk mund të behej, por duke qenë se kjo duo vazhdon të jetë e fortë dhe vijon të ketë pushtet, faturën do ta marrë Erion Veliaj”, shtoi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka nxjerrë në pah disa raste ku Edi Rama ka poshtëruar publikisht të Erion Veliajn. Këlliçi shtoi se Veliaj është akuzuar për korrupsion dhe ka përfituar nga marrëdhëniet e tij me inceneratorët e Tiranës dhe mediat që i kontrollon ai.

Ai falënderoi mediat për publikimin e përgjimeve, ndërsa vlerësoi punën e medias që ka nxjerrë të vërteta të mëdha në pah. Këlliçi nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet dhe si janë trajtuar pronarët e mediave.

Ai përfundoi se të gjitha këto janë pjesë e një rrjeti korrupsioni të ndërtuar për interesat e Veliajt dhe të lidhjeve të tij politike.

“Ka me dhjetëra raste të poshtërimit publik të Veliajt nga ana e Edi Ramës, sa ka arritur të thotë që në ato pemët para Kryeministrisë, një ditë do të varet edhe kryetari i grupit armiqësor që ka infiltruar protestues në protestën studentore, që është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe që e vari, se e ka bërë në realitet 8 vite më pas, por që e vari.

Thënë këtë, se kush është Erion Veliaj, na shërbejnë pikërisht këto përgjime që kanë dalë, që në fakt një punë kolosale ka bërë media CNA, që kanë bërë të mundur që të nxjerrin disa të vërteta shumë të mëdha në pah, për t’ja bërë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet, kush i drejton disa nga mediat e vendit që ushqehen me paratë e inceneratorit të Tiranës, por që urdhrat i marrin nga kreu i Bashkisë Tiranë dhe si trajtohen sot pronarët e mediave.

Erion Veliaj, është e vërtetë, qytetarët duhen ta dinë, po, akuzohet për korrupsion, sepse ato të mira që ka arritur të marrë i ka marrë për shkak të korrupsionit”, tha ai.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajtInceneratori i Tiranes

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Prindërit e Ilaria Sulës për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm

Prindërit e Ilaria Sulës për mediat italiane: Autori të dënohet me burgim të përjetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com