GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Rama-Balla mos provokojnë opozitën, të lirohen protestuesit e arrestuar

16:31 - 21/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Rama-Balla mos provokojnë opozitën, të lirohen protestuesit e arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, e konsideroi si shenjë të degjenerimit final të pushtetit të Edi Ramës inskenimin si skemë krimi të trotuarit para Kryeministrisë, pas protestës së opozitës.

E ndërsa mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të protestuar, pati disa incidente sporadike ku një grup të rinjsh hodhën molotov, flakadanë dhe shashka në trotuarin, që më parë ishte konsideruar si zonë sigurie nga Policia e Shtetit.

Pikërisht vendi ku ranë shashkat dhe sendet e tjera, menjëherë pas protestës u konsideruan si skenë krimi, ku u shfaqën ekspertët kriminalist, njëlloj si skenat brenda parlamentit, ku sa herë janë hedhur tymuese, janë shfaqur personazhe veshur me kostume të bardha, duke mbledhur provat.

Protesta pasoi me ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e disa prej protestuesve, ndërsa Këlliçi i ka bërë thirrje Edi Ramës dhe Taulant Ballës, që ti japin fund provokimeve ndaj opozitës.

“Gjezdisja për disa orë në shkallët e selisë së qeverisë, ishte një akt neverie që buron nga urrejtja e tyre dhe shefave të tyre për fjalën e lirë, demonstrimin qytetar dhe të drejtat e opozitës.

Partia Demokratike u bën thirrje Edi Ramës dhe Taulant Ballës t’u japin fund provokimeve ndaj opozitës, të lirojnë protestuesit, të respektojnë të drejtat e tubimit qytetar. Policëve që angazhohen në tejkalim të kompetencave dhe me zell partiak në dhunimin dhe arrestimin e protestuesve tanë, u themi fare qartë se i njohim, ua dimë fytyrat dhe bëmat dhe do të përgjigjen një më një, dhe pa kaluar gjatë”, tha Këlliçi.

Sipas tij, angazhimi i policëve civilë për të intimiduar, goditur dhe arrestuar protestuesit e opozitës, është shenja se pushteti ka frikë nga qytetarët dhe nga opozita.

“Partia Demokratike siguron të gjithë protestuesit se ne do tu dalim zot. Tubimi i djeshëm, i qindra mijëra shqiptarëve është siguresa e garancisë se në këtë vend është sovrani që e ushtron pushtetin, dhe ata qeveritarë në kryeministri dhe ata policë me uniformë, janë vetëm qiraxhinj në shtetin e shqiptarëve.

Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku e të tjerë, të bëjnë kujdes! Tu thonë zelltarëve partiakë në polici se nuk i mbron asgjë para së drejtës dhe ligjit. Nuk mund të fshihen dhe nuk mund të marrin garanci paprekshmërie nga ata që as vetë nuk i kanë këto garanci! Kush prek demokratët do të përgjigjet një më një.
Çdo procedim, ndalim apo abuzim me protestuesit e djeshëm do të marrë përgjigje ligjore dhe qytetare.

Cdo polici abuziv do t’ia çojmë ligjin te dera, çdo shkelësi do t’i kujtojmë se interesat e qytetarëve, e drejta e fjalës dhe protestës, nuk mund të negociohen me patronazhistët e pushtetit.

Bëni kujdes, sepse kujdestaria e pushtetit nuk e ndal dot shpagimin e ligjit, dhe kur kjo të ndodhë as Edi, as Taulanti nuk do jenë aty për tu mbrojtur”, tha Këlliçi.

Etiketa: KelliciKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Para
Me bikini, Roza Lati mahnit me linjat trupore, shfaqet duke…

Me bikini, Roza Lati mahnit me linjat trupore, shfaqet duke...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)
Breaking Views

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

Lexo më shumë
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik

11:33 - 15/03/26
Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com