GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

11:09 - 28/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, deklaroi se duke qënë se prej më shumë se pesë vitesh, Belinda Balluku drejton dy sektorët kyç, infrastrukturë dhe energji, në vendin tonë, ajo nuk është vetëm ministre e gjithëpushtetshme, por de facto kryeministre në këto momente.

Sipas tij, vendimmarrja për lejet e ndërtimit dhe pjesën më të madhe të kullave ku bëhet pastrimi i parave, kryhet nga Balluku, ndërsa Edi Rama mbetet vetëm vendimmarrësi.

Ai theksoi se t’i kalosh sektorë kaq të rëndësishëm personave me precedentë penalë ose të lidhur me krimin e organizuar, rrezikon marrëdhëniet me partnerët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këlliçi shtoi se kryeministri ka bashkëpunëtorë të përfshirë në skandale dhe korrupsion, ndërsa disa prej tyre janë në arrati ose në kërkim ndërkombëtar. Ai përmendi edhe Erion Veliajn, duke thënë se ai ndodhet në burg për afera që nuk prekin Edi Ramën, ndërsa opozita ka denoncuar fakte të shumta, si 5D dhe inceneratorin e Tiranës.

“Është vetëm çështje kohe. Edi Rama po lëshon Ballukun vetëm për të fituar pak kohë për veten e tij. Fundi i tij tashmë është i ditur”, tha Këlliçi.

“Prej më shumë se 5 vitesh tashmë, Balluku drejton 2 sektorët kyç, infrastrukturë dhe energji, në vendin tonë. Është jo vetëm ministre e gjithëpushtetshme, por ajo është de facto kryeministre në këto momente që flasim.

Ka vendimmarrje në AZHT, ka vendimmarrje për të gjitha lejet e ndërtimit që jepen, pjesën dërrmuese të kullave ku bëhet pastrimi i parave po e firmos Belinda Balluku. Kuptohet, Edi Rama është vendimmarrësi, por ekzekutori në këtë rast me firmë është Belinda Balluku.

Dhe t’i kalosh 2 sektorë kaq të rëndësishëm që prekin ekonominë shqiptare, por mbi të gjitha prekin edhe marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë me në krye SHBA-në, siç është energjia dhe infrastruktura, t’ia kalosh kryesisht personave që janë me precedentë penalë ose krimit të organizuar apo grupeve kriminale në vend, do të thotë që ti të vendosësh edhe partnerët e huaj të këtij vendi, dhe partnerët e tu strategjikë, në rrethana kompromisi apo negociate me krimin e organizuar.

Tashmë kemi një kryeministër që për herë të parë, 2 bashkëpunëtorët e tij më të afërt, edhe pse Arben Ahmetaj është në arrati, ai është në kërkim ndërkombëtar, zëvendëskryeministrja në detyrë është e thirrur zyrtarisht dhe pritet t’i komunikohet një akuzë për korrupsion. Kemi një kryeministër që i kanë rënë me dhjetëra zyrtarë, kryetarë bashkie, ministra, deputetë me burg për korrupsion dhe afera të ndryshme.

Kemi një kryeministër që yllin e tij polar në Partinë Socialiste dhe super kampionin e reformave dhe të hapjes edhe të mëtejshme të Internacionales Socialiste, Erion Veliajn, sot e ka në burg për aferat që nuk prekin Edi Ramën, por të gjitha ato afera që e denoncoi opozita, që janë fakte tashmë të denoncuara botërisht: 5D, inceneratori i Tiranës etj., etj. Dhe ke një kryeministër që, në gjykimin tim, vetëm po blen kohë, pra po mban veten me oksigjen artificial deri sa t’i vijë radha atij.

Është vetëm çështje kohe. Edi Rama në këtë moment, unë mendoj se po lëshon Ballukun vetëm për një arsye të vetme: për të blerë dhe pak kohë për veten e tij. Fundi i Edi Ramës tashmë është i ditur”, deklaroi Belind Këlliçi.

Etiketa: BallukuKelliciRama

Lajme të lidhura

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej
Aktualitet

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më…”/ Çfarë u tha Artjol Xhelo prindërve para se të vetëvritej

20:01 - 15/12/25
Para
Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren që sapo zbriti nga autobusi

Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, do të zhvillojë të martën pasdite, takim me simpatizantë dhe strukturat e PD...

Lexo më shumë
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala

21:39 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com