GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!

18:15 - 21/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, e cila sot në Tiranë e cilësoi zgjedhjet e 11 majit 2025 si “të lira dhe të ndershme”.

Sipas Këlliçit, deklarata e Kos është qokë politike dhe e pandershme ndaj realitetit të raportuar nga ODIHR.

Ai thekson se raporti i organizatës ndërkombëtare ka konstatuar qartë se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i burimeve administrative dhe që konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë, duke përfshirë edhe ndikimin e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës.

Postimi i plotë:

Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit, thyen rekord me qëndrimin e saj absurd në mes të Tiranës. Del hapur kundër raporteve të vetë Bashkimit Europian dhe OSBE-ODIHR!

Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”, është hiç më pak se skandaloze dhe qokë politike për kryeministrin më të korruptuar dhe autoritar të Europës!

Vetë raporti i ODIHR ka përcaktuar qartë se në zgjedhjet e 11 Majit, “partia në pushtet përfitoi gjërësisht nga burimet administrative” si dhe që “konkurentët nuk patën fushë loje të barabartë”.

Pa harruar edhe influencën e krimit të organizuar dhe shitblerjen e votës, e cila është vërtetuar si në këtë raport ashtu edhe në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Deklarata të tilla të zyrtarëve ndërkombëtare, pa analizën dhe kontekstin e duhur nuk e ndihmojnë popullin shqiptar, përkundrazi kanë një kosto të jashtëzakonshme për vende të vogla si Shqipëria.

Këto deklarata skandaloze krijojnë konfuzion mbi vlerat të cilat Europa mbështet në Shqipëri dhe diskordancë ndërmjet këtyre vlerave, me qëndrimet e euroburokratëve pro atij, që mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe europiane tashmë e quajnë “kreu i narkoshtetit”.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për shoë politik dhe Europa nuk ka nevojë për bluzat me emrin e Edi Ramës.

Shqipëria ka nevojë për një qeveri të denjë, ndërsa Europa ka nevojë për partneritet me një shtet serioz, të pakorruptuar dhe burim stabiliteti për Unionin.

Deklarata të tilla nuk i ndihmojnë as njërës e as tjetrës.

Ato thjeshtë nxjerrin zbuluar politikanët europianë të cilët vijojnë ti shërbejnë qorrazi agendës së Fondacionit Soros!

Turp!

Lajme të lidhura

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës
Breaking Views

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës

17:20 - 10/02/26
“Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare
Breaking Views

“Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare

16:26 - 10/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Para
(VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

(VIDEO) “Po më përmbytet shtëpia, merre fëmijën! Ndihmë!”, situatë e rëndë në Rëmenj të Pogradecit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës
Breaking Views

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës

17:20 - 10/02/26

Policia ka vendosur kangjella metalike përpara Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policore janë pozicionuar pranë saj për të kontrolluar situatën...

Lexo më shumë
Nga katërputroshët e policisë tek qentë e rrugës: Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin

Nga katërputroshët e policisë tek qentë e rrugës: Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin

17:12 - 10/02/26
Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për ‘e-Albania’: Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit

Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin për ‘e-Albania’: Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit

16:39 - 10/02/26
“Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare

“Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare

16:26 - 10/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com