GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: SPAK po i jep kohë Erion Veliajt për të kërkuar azil politik, por asgjë nuk e shpëton…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: SPAK po i jep kohë Erion Veliajt për të kërkuar azil politik, por asgjë nuk e shpëton…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi,  drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, gjatë fjalës së tij, në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliaj, si pronari faktik i inceneratorit, nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për 4 vepra penale tha se Partia Socialiste është ajo parti që nuk mund të jetë më një forcë politike që ka në burg ministra, deputetë e drejtorë të lartë të administratës, drejtorët të dënuar për përdhunim në grup dhe hajduta vilash e xhepash.

“SPAK po i jep kohë Veliajt për të shkuar në SHBA, për të gjetur azil politik, por ne nuk do e lëmë, ne do e vijojmë betejën tonë më të fortë se kurrë dhe për vjedhjen që ke bërë, ti do të ndëshkohesh, si as edhe një njeri më parë, në historinë politike të Shqipërisë”- u shpreh Këlliçi.

Fjala

Faleminderit të gjithë protestuesve për protestën e 43-të, një protestë rekord që i shërben qytetarëve të Tiranës, për të bërë diferencën midis Partisë Demokratike, një force politike që është me qytetarët çdo ditë ne rrugë e sheshe, dhe një bande dhe një grup i strukturuar krriminal, që sot quhet parti socialiste.

Është ajo parti që nuk mund të jetë më, një forcë politike që ka në burg ministra, deputetë e drejtorë të lartë të administratës, drejtorët të dënuar për përdhunim në grup, e hajduta vilash e xhepash, nuk mund të jetë më një parti politike.

Ndaj, të dashur miq, qytetarë e demokratë, buzëqeshni sepse ajo periudhë e artë që ka nisur në SHBA me presidentin Trump do të nisë dhe në Shqipëri në datën 12 maji, kur PD t’i fitojë zgjedhjet për të mirën e Shqipërisë, jo për interesa të PD, po për të gjithë shqiptarët.

Çdo ditë marim mesazhe nga socialist, punonjës që janë në bashki që detyrohen të firmosin praktika korruptive për të mbajtur punën dhe fëmijët e tyre me bukë, për të çuar rrogën në fund të muajt në shtëpi.

 

Ndërkohë që Veliaj, një hajdut i shpërfytyruar vjedh çdo ditë taksa të qytetarëve pa ju dridhur qerpiku dhe me lejen e plotë nga kolegët e tij në SPAK, apo forumi rinor i PS që është tek SPAK.

Të dashur qytetarë, Erion Veliaj para dy ditësh është ktheyr nga një vizitë në SHBA, dhe presupozohet që brenda dy javësh ka shkuar 3 herë dhe si ka mundësi që për të dytën herë nuk ka asnjë foto, axhendë apo informacion se ku ka shkuar kreu i 5D.

Mos harroni, është person publik, është kryebashkiak i cili shkon me para publike, me paratë tona shkon në Amerikë për interesa personale dhe asnjë e dhënë nuk bëhet publike.

Kjo sepse SPAK po i  jep kohë për të shkuar për të gjetur azil politik, por ne nuk do e lëmë, ne do e vijojmë betejën tonë më të fortë se kurrë dhe për vjedhjen që ke bërë në këtë qytet, ti do të ndëshkohesh, si as edhe një njeri më para në historinë politike të Shqipërisë.

 

 

Etiketa: KelliciKryesore1SpakVeliaj

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
“Po më kujton Olsin”, Egli krahason Gjestin me ish-partnerin

“Po të shkëlqejnë sytë”/Egli debaton me Gjestin:Aldo është shok me ish partnerin tim

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com