GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: SPAK ti japë fund amnistisë për Veliajn

14:03 - 03/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Erion Veliajt i bie tensioni para prokurorëve të SPAK-ut, kërkon kafe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi në një reagim pas ngjarjes së rëndë, ku Pal Trashaj piu fostoksinë para godinës së SPAK, i ka kërkuar këtij institucioni që ti japë fund amnistisë ndaj Erion Veliajt.

Gjatë deklaratës, Këlliçi i ka ftuar qytetarë sërish në protestë para bashkisë së Tiranës kundër Erion Veliajt, që këtë të premte do të jetë e 15-ta në radhë.

Deklarata

“Ditën e djeshme në dyert e SPAK u shënua një ngjarje e paprecedentë dhe shumë e rëndë. Z. Pal Trashaj, historian dhe aktivist i çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, i dha fund jetës, pasi prej disa vitesh kërkonte drejtësi, e cila i’u mohua deri ditën e tij të fundit.

Ky nuk është rasti i parë ku qytetarët shqiptarë kryejnë akte ekstreme në dyert e Prokurorisë së Posaçme, duke kërkuar dëshpërimisht drejtësi.

Spakistët, ose siç shpesh kërkojnë të na i shesin si ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë, nuk e vunë ujin në zjarr për një skandal madhor që ka kapluar të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm të ndjerin Pal Trashaj; skandalin e mikrokredive.

 SPAK nuk ka kohë të ndjekë hallet e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, pasi është tejet i ngarkuar për të mbuluar vjedhjet flagrante ditën për diell dhe për të amnistuar pronarin faktik të inceneratorit Tiranë, kreun e grupit të strukturuar kriminal 5D, hajdutin Erion Veliaj.

I rikujtojmë dhe njëherë SPAK se Erion Veliaj prej më shumë se 10 muajsh, po kallëzohet nga unë dhe Partia Demokratike, me prova e fakte të pakontestueshme për:

1. Miratimin dhe përfitimin e jashtëligjshëm me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës, ku deri më sot kemi depozituar zyrtarisht në SPAK plot 1800 faqe materiale dhe dokumenta autentike në të cilat faktohet roli i Erion Veliajt, që nga miratimi i konçensionit dhe firmosja e kontratës pa aprovimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, e deri tëk urdhërat se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e dherave dhe cila kullë jo. Për të gjitha këto fakte, SPAK ende fle.

2. Skandali korruptiv i padëgjuar kurrë më parë me kompaninë 5D Konstruksion, ku vidheshin 100% fondet publike nga shtabi elektoral i Erion Veliajt në 14 Maj të 2023. Nga hetimet paraprake rezulton se punonjëset e kësaj kompanie, e konsideronin ‘lali Erin’ pronarin faktik të hotelit 50 milionë euro në Durrës. SPAK në këtë dosje, ka kapërcyer çdo imagjinatë të mundshme amnistie dhe ende sot, Nestor Muhametllari administratori i kësaj kompanie, është i lirë dhe asetet e kësaj kompanie nuk u bllokuan kurrë, duke vazhduar tjetërsimin në palë të treta. 

3. Vrasja e Ardit Gjoklajt, të cilën nuk e harruam kurrë dhe vetëm para dy muajsh kemi depozituar në SPAK prova të reja, dokumentacion të plotë, se si Erion Veliaj, biznesin e riciklimit e filloi si ministër, sëbashku me të afërmit e drejtorëve të tij dhe e përfundoi si kryetar bashkie, me kompaninë e akuzuar si lavatriçe e pastrimit të parave për organizatën kriminale Ndranghetta. ECO Tirana sot që flasim, ka monopolin e pastrimit në bashkinë Tiranë dhe përfiton 17 milionë euro në vit, me firmën e Erion Veliajt. Ndërkohë që Tirana sot ka ajrin më të ndotur dhe kancerogjen në Europë e ndërkohë uji toksik, rrjedh çdo ditë në rubinetat e kryeqytetasve.

Për të gjitha këto skandale, vjedhje dhe krime kundër qytetarëve të Tiranës, SPAK vijon të heshtë! Sot Altin Dumani gjendet para një sfide publike.

Kur u pyet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, ai u justifikua se nuk kishte çfarë të bënte, pasi këto ishin dosje dhe çështje të mbyllura, pasi ishin iniciuar gjatë kohës që ai nuk kishte qenë drejtues i SPAK.

Sot, Altin Dumani ka detyrimin ligjor, siç veproi me dosjen e Sterilizimit, ti kërkojë prokurorëve Prençi dhe Braho, që dosja e inceneratorit Tiranë dhe mega afera 5D, të trajtohen si Grup i Strukturuar Kriminal.

Erion Veliaj, përpara se të prishë provat në zyrën e tij në bashki, duhet që menjëherë të shkojë përpara drejtësisë, pasi ai është urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i të gjithë korrupsionit galopant që ka ndodhur dhe po ndodh në Bashkinë Tiranë. Nëse Altin Dumani vijon amnistinë për Erion Veliajn, ta ketë të qartë se hajdutin e Tiranës, nuk do ta amnistojnë kurrë opozita shqiptare, Partia Demokratike dhe qytetarët e Tiranës.

Grupi i Ekspertëve pranë PD po përgatit ndërkohë një kallëzim të ri penal, për korrupsionin dhe vjedhjet e Erion Veliajt në bashkinë Tiranë.

Për këtë arsye, ftoj sërish kryeqytetasit në protestën e 15, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 5 korrik, ora 11:00″, tha Këlliçi.

Etiketa: Belind KelliciErion Veliajn

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
“Më ke lodh pak”, Anita vjen me një urim tepër interesant për Ramush Haradinaj

“Më ke lodh pak”, Anita vjen me një urim tepër interesant për Ramush Haradinaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com