GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte

21:50 - 06/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë pranë sheshit të Teatrit të shemur Kombëtar, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është zotuar se teatri do të ndërtohet pas 14 majit, aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Këlliçi komentet i bëri gjatë një takimi me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku tha se Teatri ishte një pjesë e historisë së Tiranës dhe premtoi se do të rikthejë zonën historike të qendrës së Tiranës, siç ka qenë para vitit 2018.

“Faleminderit për këtë aktivitet të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Unë nuk do të lodhem kurrë së thëni premtimin tim në lidhje me Teatrin Kombëtar. Këta artistë edhe pse janë tradhëtuar nga miq të tyre, artistë të tjerë, edhe pse Bashkia e Tiranës ua ka nxirë jetën, ata vijojnë të jenë në krye të kësaj lëvizjeje.

Karrigja është e përkohshmem njeriu është i përjetshëm. Unë si një djalë i këtij qyteti ju shpreh mirënjohjen pa kufij për çfarë keni bërë. Jam i bindur se në këtë shesh në 17 maj, në atë natë të tmerrshme kur është shembur teatri kombëtar në mënyrë të pabesë nga kryetari i bashkisë, kam provuar për herë të parë shijen e prangave.

Kanë qenë me dhjetëra qytetarë e artistë që janë arrestuar, janë goditur atë natë, a thua se po goditeshin bandat kriminale, njerëzit e korruptuar dhe trafikantët dhe jo qytetarët që kishin dalë në mes të natës, në mbrojtje të një kauze qytetare. Se çfarë ka bërë Veliaj për Tiranën, mjafton të shihni vetëm metrat e katrorëve që ai ka dhënë për beton. Ka dhënë 7.5 milionë metra katrorë leje ndërtimi.

Sot që ne flasim, kemi parë në dhjetor një ceremoni që ka kushtuar dhjetëra mijëra euro dhe këtu pas kemi vetëm një gropë financiare. Nga sheshi i Teatrit dua të zotohem para jush. Teatri Kombëtar, pas 14 majit, me Belind Këlliçin kryetar bashkie, do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Padiskutim do të rikthejë zonën e mbrojtur historike të qendrës së Tiranës, ashtu siç ishte para vitit 2018”, u shpreh Këlliçi.

Etiketa: Belind Kelliciteatri

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Letra e Skënderbeut për popullin shqiptar

Letra e Skënderbeut për popullin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com