GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi thirrje të rinjve: Ju mund ta shpëtoni Shqipërinë dhe nëse jo sot, kur?

12:58 - 08/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim, me rastin e 8 Dhjetorit, ngriti alarmin për situatën e rënduar të të rinjve në vend, duke e cilësuar këtë ditë “Ditën e Rinisë, pa rini”.

Këlliçi u shpreh optimist se Shqipëria mund të ketë një të ardhme më të mirë, duke e cilësuar vendin si të aftë për t’u rinovuar dhe ndryshuar, nëse të rinjtë angazhohen realisht në proceset e reformimit. Ai i mbylli urimin e tij të 8 Dhjetorit me thirrjen ndaj të rinjve për të marrë përgjegjësi dhe për të luftuar për ta kthyer Shqipërinë në një vend europian:  “Nëse jo sot, kur? Nëse jo unë, kush?”

Reagimi

Dita e Rinisë, pa rini!

8 Dhjetori e gjen shoqërinë shqiptare në një situatë tejet problematike sa i takon rinisë.

Shifrat e dëshirës për të emigruar janë në nivele alarmante, ku 79% e studentëve deklarojnë se kanë dëshirë të largohen, nga një anketë e Qendrës për Studime

Ekonomike dhe Sociale.

Klasa e mesme, shtresa më produktive e shoqërisë dhe ajo që nxit zhvillimin demografik dhe ekonomik të një vendi, deklaron se ka dëshirë të emigrojë në masën 40%.

Këto shifra tregojnë për një tendencë masive të ikjes e cila sigurisht që sjell pasojat e saj sociale, ekonomike dhe politike.

Nxënësit në arsimin parauniversitar janë pakësuar, me fenomenin gjithnjë në rritje të shkollave të mbyllura, sidomos në fshat.

Arsimi universitar nuk është në cilësinë e duhur dhe studentët, të cilët do duhej të ishin të parët të interesuar për ta reformuar, ndihen indiferentë dhe presin rastin të emigrojnë.

Arsimin nuk e shohin të lidhur me tregun e punës dhe diplomën të pavlerë për një jetë të suksesshme.

Xhanëm, cila alternativë ju jepet?

Vetë Kryeministri ju premton “pasaportën europiane” si zgjidhje për çdo hall, nëpërmjet largimit.

Kjo situatë ka krijuar problemet e veta të pashmangshme edhe në tregun e punës, në produktivitet, në frenimin e rritjes.

Bizneset në sektorë si ndërtimi, industria apo turizmi po hasen me mungesë të fuqisë punëtore dhe po përpiqen ta marrin atë nga vende të huaja si India, Bangladeshi apo shtete afrikane.

Profesionistët, zanatçinjtë mungojnë në qendrat urbane aty ku ka më shumë nevojë.

Rinia shqiptare është e keqinformuar, e keqorientuar, e dëbuar.

Shumë prej të rinjve kanë përfunduar jo vetëm përdorues të drogës por edhe ushtarë apo punëtorë krahu të krimit të organizuar, i cili me bekimin qeveritar e shfaq veten si e vetmja shkallë sociale dhe mënyrë e shpejtë për të dalë nga varfëria.

A ka një dritë në fund të tunelit?

Sigurisht që po.

Shqipëria nuk është një vend gjeografikisht i varfër, historikisht i pashpresë apo institucionalisht i destinuar për dështim.

Shqipëria i ngërthen në vetvete energjitë për t’u rinovuar, për t’u rritur, për të ndryshuar.

Kjo sigurisht që do të kërkojë reforma strukturore por asnjë prej këtyre reformave nuk mund të jetësohet pa një angazhim real, të drejtpërdrejtë dhe me vullnet të lirë të të rinjve.

Shqipëria mund ta shpëtojë veten.

Të rinjtë mund ta shpëtojnë veten.

Me energjinë, talentin, përkushtimin, idealizmin e moshës.

Thjesht duhet t’i bëjnë vetes pyetjet:

Nëse jo sot, kur?

Nëse jo unë, kush?

Gëzuar 8 dhjetorin, ju të rinj që keni vendosur të vijoni betejën në vendin tuaj e ta bëni Shqipërinë një vend europian!

Etiketa: kellicim te rinjShqiperi

Lajme të lidhura

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t
Aktualitet

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment
Breaking Views

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje
Aktualitet

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

14:37 - 28/12/25
Para
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, ministri Malaj jep afatin e miratimit të ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Breaking Views

Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

17:29 - 28/12/25

Pas humbjes ndaj Udineses, Napoli rikthehet te fitorja. Kampionët e Italisë mundën 0-2 Cremonesen, në ndeshjen e luajtur në transfertë....

Lexo më shumë
SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

SPAK gjurmon pasuritë e Ergys Agasit, pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t

17:18 - 28/12/25
Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës, më në fund Nkunku shfaqet me 2 gola

15:35 - 28/12/25
“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

14:37 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com