GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Tre momentet ku duhet hetuar kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës

14:09 - 16/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i PD: E-mail-i që inkriminon Veliajn në aferën e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i politik i PD-së përë Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh në një deklaratë për mediat se kontrata konçensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente.

“Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij konçensioni. 2. Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi konçensionin e plehrave. 3. Aneksi nr.9 i kontratës konçensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar konçensionarin”, u shpreh Këlliçi nga selia blu.

Sipas Këlliçit, është e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte koncensionarin në terren është Bashkia Tiranë.

Ai tha se në ditët do t’i vijnë sërish në ndihmë SPAK duke bërë publik studimin e fizibilitetit të vitit 2014 të IFC dhe aty do të kuptohet se si Erion Veliaj ka 3 fishuar vlerën e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet duke futur duart shumë thellë në xhepin e çdo qytetari të Tiranës.

Deklarata e plotë:

Përtej të gjithë konfuzionit të krijuar nga mediat që paguhen me paratë e inceneratorëve apo korrupsionit të Bashkisë Tiranë, e vërteta është një dhe vetëm një.

Kontrata konçensionare për inceneratorin e Tiranës, duhet hetuar në 3 momente.

Momenti i parë është ai i miratimit të kontratës. SPAK deri më sot ka gjetur përgjegjës Komisionin e Vlerësimit të Konçensionit duke arrestuar dy drejtorë të Bashkisë Tiranë, por SPAK ka harruar 3 shkresa shumë të rëndësishme.

1. Komunikimi shkresor me Arben Ahmetajn, ku pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, i kërkonte me këmbëngulje Ministrit të Financave miratimin e këtij konçensioni.

2. Shkresa e muajit mars 2017, ku Erion Veliaj, në shkelje të Ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak, miratoi konçensionin e plehrave.

3. Aneksi nr.9 i kontratës konçensionare, që daton në mars të vitit 2018, përmes së cilës Erion Veliaj futi përfundimisht Bashkinë e Tiranës, jo vetëm në një angazhim financiar për 30 vite, por gjithashtu i ngarkoi bashkisë detyrimin për të asistuar dhe kontrolluar konçensionarin.

Momenti i dytë që duhet hetuar në këtë aferë është zbatimi i kontratës konçensionare. Këtu na vjen në ndihmë shkresa e Ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, e datës 12 mars 2018, e cila i drejtohet Bashkisë Tiranë duke i thënë: “Për sa më sipër, duke qënë se Bashkia Tiranë është monitoruesja në terren e kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore përfituese, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit, të na dërgoni dhe konfirmimet e situacioneve, duke ndarë vlerën që duhet të paguajë Autoriteti Kontraktor për llogari të Bashkisë”.

Pra është fare e qartë që njësia vendore që duhet të monitoronte konçensionarin në terren është Bashkia Tiranë.

Nga administrimi i dokumentacionit dhe komunikimeve elektronike, Grupi i Ekspertëve pranë PD ka konstatuar se Bashkia Tiranë është i vetmi institucion që ka mbajtur komunikim ditor dhe mbi të gjitha i ka miratuar inceneratorit Tiranë tarifat për depozitimin e dherave, zë i cili nuk ishte pjesë përbërëse e kontratës.

Përmes këtij veprimi Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj ka siguruar të paktën 60 milionë euro shtesë të ardhura për konçensionarin.

Momenti i tretë që duhet hetuar është monitorimi i konçensionarit. Sipas përcaktimeve të kontratës konçensionare, përkatësisht në Nenin 6.1 dhe Ligjit “Për Konçensionet”, struktura e vetme e cila ka detyrimin të kontrollojë zbatimin e kësaj kontrate është Njësia e Zbatimit të Projektit (NJZP).

Në Nenin 6.1.1 përcaktohet se: “Brenda 1 muaji nga data efektive, palët krijojnë Njësinë e Zbatimit të Projektit, e cila përbëhet nga 2 anëtarë nga Autoriteti Kontraktor (në këtë rast Ministria e Infrastrukturës), 2 anëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe 1 anëtar nga Ministria përgjegjëse për Energjinë”.

Sipas dokumenteve zyrtare të bëra publike nga kjo foltore, rezulton se: Me shkresën e muajit korrik të vitit 2023, Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i kërkon për të disatën herë, Erion Veliajt të sjellë përfaqësuesit e tij në NJZP dhe të mos bllokojë më punën e kësaj strukture, pasi në të kundërt ai do të jetë përgjegjës për cënimin e interesit të palës shtet.

Shkresa e dytë, e muajit nëntor 2023, e firmosur nga Administratori shtetëror i inceneratorit Tiranë z. Arjan Baçi, i cili pasi rendit problematikën urgjente të mungesës së monitorimit të kontratës konçensionare, përmbyllet si më poshtë: “Po kështu, u kërkojmë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe VEÇANËRISHT Bashkisë Tiranë, 2 anëtarët e së cilës mungojnë prej 2 vitesh, të marin pjesë në çdo mbledhje të NJZP, me qëllim mos dështimin e mbledhjeve”.

Të nderuar qytetarë,

Përpos lajmeve të fabrikuara nga zyra e propagandës së Bashkisë Tiranë përmes mediave të paguara nga inceneratorët, jo vetëm nr.2 i qeverisë Belinda Balluku, por mbi të gjitha Administratori Shtetëror, bëjnë përgjegjës Bashkinë e Tiranës dhe specifikisht Erion Veliajn, për bllokimin e funksionimit të NJZP, e për pasojë zhdukjen e 132 milionë eurove në drejtim të paditur, pasi edhe sot që flasim, incenerator NUK KA, e ndërkohë pronari faktik Erion Veliaj merr përsipër pagesën në masën 100% të detyrimit kontraktual vjetor.

Është e qartë si drita e diellit, se në të 3 momentet që analizuam emri i vetëm i përbashkët, është pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj.

SPAK e ka të kotë që zgjat agoninë e tij. Ditët në vijim, do t’i vijmë sërish në ndihmë SPAK duke bërë publik për herë të parë studimin e fizibilitetit të vitit 2014 të IFC dhe aty do të kuptohet se si Erion Veliaj ka 3 fishuar vlerën e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet duke futur duart shumë thellë në xhepin e çdo qytetari të Tiranës.

Etiketa: Belind Kellici

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Haily Bieber shtatëzënë tregon se për cilin ushqim ka më shumë neps/ FOTO

Haily Bieber shtatëzënë tregon se për cilin ushqim ka më shumë neps/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com