GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi u përgjigjet sulmeve të Ramës: Unë kam një model tjetër

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi u përgjigjet sulmeve të Ramës: Unë kam një model tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Rama në aktivitetin për çeljen e fushatës.

“Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës. Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.

Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas. Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha” – u shpreh Këlliçi në një postim në rrjetet sociale.

Por çfarë tha Rama. Në takimin e zhvilluar më herët ai u ndal gjatë tek opozita dhe kundërshtarët politikë duke shigjetuar më së shumti Këlliçin.

“Lali Erin e duan të tërë, nuk e duam vetëm ne që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë. Por e duan edhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur. Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën. Kur thotë se do të bëjë transport publik falas. Mua më duket sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën unë do iu bëj një xhiro pa lekë” – tha Rama.

Etiketa: Belind KelliciEdi Rama

Lajme të lidhura

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Aktualitet

Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

20:32 - 31/10/26
Para
Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina

Plagoset punonjësi i Hekurudhës në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com