GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Veliaj nën hetim për pasurinë, do t’i bashkohet në qeli grupit…

20:11 - 21/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Veliaj nën hetim për pasurinë, do t’i bashkohet në qeli grupit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi është shprehur se, për Erion Veliajn ka nisur edhe hetimi pasuror.

Këlliçi u shpreh  në një studio televizive, se ka komunikime të Erion Veliajt ku porosit vartësit e tij për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ku kryetari është niveli më i lartë.

“Ne kemi bërë publike emailet që këtij individi i dhurohet një çerdhe 1 mln euro në Kombinat për fushatë elektorale, edhe kjo duhet të jetë pjesë e kësaj dosje.

Kur ne kemi thënë se ekziston një aplikacion ku janë zbuluar komunikime të kryetarit të Bashkisë me stafin e tij të ngushtë, ku jepen porosira jo vetëm për tjetërsimin e votave, por edhe një nga plagët ku SPAK ende nuk ka vënë gishtin janë për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023.

Ende nuk kemi asnjë fjalë për blerjen e votave në këto dy palë zgjedhje.

Në momentin që ne themi se është zbuluar një aplikacion ku jepen porositë për pagesën e pronarëve të medieve që paguhen me paratë e inceneratorëve dhe me porositë e atyre që janë në nivelet më të larta, ky kryetari është niveli më i lartë.

SPAK duhet të ketë vullnet edhe për pagesat e dherave që vendoseshin, ku një kompani do të duhej të paguante e një tjetër jo për depozitimin e dherave.

Kush ishin personat që vendosnin, këtë SPAK duhet të na e thotë. Unë për vete jam i qartë, është kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe është e padiskutueshme.

Si rrallë herë inceneratori dhe ‘5D’ është e kopsitur me mijëra dokumente, nuk janë vetëm fjalë, por kemi faktuar çdo akuzë që kemi bërë.

Në 8 vite këta individë kanë hyrë në bashki duke vjedhur që në momentin e parë që kanë pasur mundësi, tenderat e parë. Kanë nisur me tendera 45 mijë euro, për të përfunduar në tendera 3 milionë euro, për të përfunduar në hotele 20 milionë euro. Vjedhja është shtuar gjatë viteve.

Nuk po flasim as për drejtorët e pastrimit të rrugëve apo të komunales. Po flasim për zinxhirin drejtues më të lartë të bashkisë Tiranë, drejtorët e përgjithshëm që kanë administruar shoqëri me 1 mijë punonjës. Këta janë njerëzit që kanë drejtuar fushatën e Veliajt.

Grupi i tij më i afërt sot është në qeli, persona të tjerë janë në hetim dhe pritet ti bashkohen atyre, sigurisht që Erion Veliaj duhet t’u bashkohet shokëve të tij në qeli”, tha Këlliçi.

 

Etiketa: BurgKelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Dijonisi ngacmon Baby G, çfarë po ndodh me dy fermerët?

Dijonisi ngacmon Baby G, çfarë po ndodh me dy fermerët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com