GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi: Veliaj pronari real i inceneratorit fantazmë të Tiranës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Veliaj pronari real i inceneratorit fantazmë të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Demokrati Belind Këlliçi në një dalje për mediat deklaroi se pronari real i inceneratorit fantazmë në Tiranës është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi tha se ai vendos të gjithë strukturën e bashkisë në shërbim të biznesit të dherave. Mes të tjerash Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të ndalojë vjedhjen.

DEKLARATA E KËLLIÇIT
Të dashur qytetarë,
Tashmë kemi hyrë në muajin e katërt të komunikimit tonë intensiv me strukturën e SPAK, në lidhje me aferën e shekullit, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës, i cili ende vijon të vjedhë çdo ditë para nga taksat tuaja, plot 120 milionë euro deri më sot.
Në lidhje me denoncimet dhe publikimet e fakteve të pakontestueshme nga ana jonë, pronari real i kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij. Ju ftoj të ndjekim një sinkron të shkurtër nga intervista e Veliajt dhënë gazetarit Sokol Balla 1 muaj më parë. Pra siç e shihni të nderuar qytetarë, Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës. Por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real.
Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar.
Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019.Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marrë makina në favor të Policisë Bashkiake.
Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje policish, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe Policinë Private të Agron Malajt, për të persekutuar dhe gjobitur të gjithë ndërtuesit e Tiranës dhe jo vetëm.
Të nderuar qytetarë,
I vetmi përfitues në këtë mega aferë është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kemi hyrë tashmë në vitin e katërt të hetimeve për këtë çështje, kemi depozituar pranë SPAK me qindra faqe dhe dokumenta, ndaj sërish sot i bëjmë thirrje SPAK të veprojë në mënyrë urgjente duke ndalur këtë vjedhje, duke anuluar këtë kontratë korruptive dhe të vendosë sa më parë përpara përgjegjësisë ligjore, pronarin e vërtetë të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliajn. Nga sot përgjegjës për çdo qindarkë abuzim me këtë kontratë, janë dhe prokurorët të cilët me mosveprimet e tyre, po e lejojnë këtë vjedhje flagrante të ndodhë.
Faleminderit!

Etiketa: Belind Kellici

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Para
Vetëvrasja e 41 vjeçares, prokuroria e Durrësit: Burri ushtronte dhunë

Vetëvrasja e 41 vjeçares, prokuroria e Durrësit: Burri ushtronte dhunë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com