GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi zbulon dokumentin: Berisha po arrestohet për firmën e Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi zbulon dokumentin: Berisha po arrestohet për firmën e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar në studion e A2CNN një dokument që është pjesë e dosjes me mbi 200 faqe të SPAK për çështjen “Partizani”, e cila do të çojë në arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha, por mban firmën e Edi Ramës.

Ky dokument përmban vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit për bashkinë e Tiranës të vitit 2006 për transformimin e terrenit sportiv “Partizani” në terren ndërtimi, firmosur nga Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.

“Një nga shkeljet e vetme në ato 200 e ca faqe që ka gjetur SPAK-u është ndryshimi i destinacionit të truallit, nga terren sportiv në terren ndërtimi. Këtë vendim nuk e ka marrë zoti Berisha por kryetari i atëhershëm i bashkisë, Edi Rama, i cili në këtë shkresë ka firmën. Në pikë j të saj është edhe vendimi për rrugën “Frosina Plaku” dhe terrenin sportiv Partizani.

Ky dokument është dokument zyrtar i Edi Ramës si kryetar i Bashkisë Tiranës dhe mbi të gjitha kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Është administruar si provë në dosje, tre herë përmendet kryetari i bashkisë së athershme dhe vendimi i vitit 2006 por kanë frikë t’i përmendin emrin Edi Ramës. Me firmë dhe me vulë dhe s’ka guxim Prokuroria e Posaçme ti përmend emrin Edi Ramës. Është e çuditshme se në të treja herët përmendet vendimi i Kryetarit të Bashkisë me titull, thua sikur nuk ka emër. Këtu ke të bësh me drejtësi me dy standarde. Kjo është një tentativë e përsëritur e organeve të reja të drejtësisë për të goditur opozitën.”

Këlliçi më tej shtoi se SPAK është duke bërë goditje politike dhe Berisha do të arrestohet duke mos pasur asnjë akuzë që rëndon mbi të.

“Për herë të parë në këtë vend po dënohet një lider politik për shkak se ka mbajtur premtimet e programit të tij elektoral me të cilat ka ardhur në pushtet. Në vitin 2005 zoti Berisha ka pasur një ndër pikat e programit të tij kthimin e pronave dhe kompensimin e familjeve pronare.

Për mua një kambanë alarmi shumë e madhe si qytetar në radhë t parë është që ditën e martë do të arrestohet një ish-President, një ish-kryeministër, pak rëndësi ka e ka emrin Sali Berisha nesër mund të jetë Edi Rama, pa asnjë akuzë. Zoti Berisha sot që flasim nuk ka asnjë akuzë të ngritur mbi shpinën e tij. Sepse SPAK-u po bën një goditje politike.

Zoti Berisha ka zero akuza dhe ka tre masa mbi kurriz. Nuk ka asnjë akuzë, sot Berisha po hetohet. Po gjykohet për një çështje, për të cilën akuzohet dhëndri i tij, që ka marrë pronën e familjes së tij, familjes Begeja”, tha ai.

Etiketa: berishaKelliciRamaSpak

Lajme të lidhura

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!
Breaking Views

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherri për një vajzë, vritet me thikë 24-vjeçari shqiptar në Itali

15:36 - 03/08/26
Para
Këlliçi akuza të forta Bashës: U shit te Rama për tendera, si i mori 2 katet te kulla…

Këlliçi akuza të forta Bashës: U shit te Rama për tendera, si i mori 2 katet te kulla...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat....

Lexo më shumë
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com