GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Këmbët në të dy krahët”, Këlliçi fsheh pasuritë e gruas dhe vjehrrit me 11 poste te “Rilindja”

12:35 - 03/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Këmbët në të dy krahët”, Këlliçi fsheh pasuritë e gruas dhe vjehrrit me 11 poste te “Rilindja”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në hyrje të Pallatit të Kongreseve, kryetarin “non grata” e priti Belind Këlliçi, madje ai drejtoi edhe kuvendin, fakt që tregon se është më i besuari i Berishës, duke spostuar Nokën e Vokshin.

Deputetë e ish-deputetë të Foltores, që ëndërrojnë t’i zënë vendin plakut “non grata”, thonë se Këlliçi është “postieri” mes Berishës e Ramës, si i vetmi i besuar për dy gjoja armiqtë Berisha-Rama, ngaqë është dhëndër i Artan Shkrelit, krye-drejtorit e krye-bordistit të “Rilindjes”.

Duke pasur këmbët në të dy krahët, “akrobati” Belind Këlliçi ka krijuar dhe privilegjin, të fsheh pasurinë e tij te vjehrri, por dhe pasurinë e vjehrrit te vetja, duke mos bërë deklarimin e të fejuarës Anna Shkreli, lejuar nga shefja e inspektoriatit të pasurive, që është pjesë e PS.

Sipas nenit 7 të Ligjit nr. 9049, deputeti Belind Këlliçi ka detyrim të deklarojë jo vetëm pasurinë e tij, por edhe të bashkëshortes a bashkëjetueses e personave të lidhur familjarisht me të; mirëpo Këlliçi i ka gjetur anën shefes së ILDKPI, për të lënë jashtë formularit Anna Artan Shkrelin.

Nëpërmjet mos deklarimit të pasurive të gruas, Këlliçi i zgjuar Saliut, po fsheh pasuritë e vjehrrit të tij, Artan Shkreli, që është krahu i djathtë i Edi Ramës prej 24 vitesh në jetën private, në kupolën e qeverisë me shumë poste drejtuese paralele  e pazare të shumta dhe të pista.

Po si i fsheh? Përveç pasurive të saj, ligji e detyron Anna Shkrelin si bashkëjetuese e deputetit Këlliçi, të deklarojë pasuritë që kanë pasur e kanë, mamaja ish-deputete e PS, ndërsa babai drejtor i lartë nën vartësinë e Ramës, nga viti ‘98 në Ministrinë e Kulturës e deri sot në qeveri.

Sepse vjehrri i tij Artan Shkreli, aktualisht është Drejtor i Institutit të Ndërtimit, ka qenë Këshilltar i Edi Ramës për lejet e ndërtimit, urbanistikën dhe shfrytëzimin e territorit; ka qenë Zv/ministër i Infrastrukturës, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Monumenteve të Kulturës etj.

Por është dhe anëtar në 8 borde qeverie ku jepen licenca, leje ndërtimi, tenderë rrugësh dhe ku qarkullojnë miliona Euro fonde investimesh buxheti e të huaja, për të cilat shteti e shpërblen.

Konkretisht, deputet Belindi nuk mund të akuzojë vjehrrin e tij për shfrytëzim të pushtetit e buxhetit në mënyrë korruptive, bashkë me Edi Ramën që e ka emëruar kryetar bordi te Drejtoria e Rrugëve, te Kadastra, te Aviacioni Civil, të Shpronësimet e tokave, te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, te Hekurudha, si dhe anëtar të KRRT Tiranë e Këshillit Qeveritar të Diasporës.

Ndërsa Belind Këlliçi, një ish- nëpunës i thjeshtë me pagë 300- 400 Euro në Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e Turizmit e në PD, ka deklaruar mijëra Euro kursime, toka e pemëtore, makina mbi 15 mijë Euro, llogari bankare e vlerë CASH nga 14 mijë, 15 mijë, 18 mijë e 44 mijë USD.

Për këto pasuri të deklaruara para se të bëhej deputet, thotë se i ka mbledhur nga kursimet e pagës dhe ia ka dhuruar vëllai, kur ka qenë student me të në SHBA, pastaj pak vite emigrant e më pas u kthye në Shqipëri, ku vjehrri i Belindit zv/ministër e punësoi këshilltar të Ballukut.

Demokratët le ta besojnë një deputet “maskë opozitare” si Këlliçi, me gruan këshilltare të Edi Ramës, drejtore e muzeut “Kadare”, zyrtare në Ministrinë e Sipërmarrjes dhe me vjehrrin krye-drejtor e anëtar në 8 borde qeverie, ndërsa vetë bën sikur ulërin kundër korrupsionit që bën mafia e pushtetit, ku vjehrri e bashkëjetuesja e tij janë pjesë e kupolës së aferave.

Ndërsa SPAK, duhet t’i hetojë pasuritë deputetit Këlliçi, duke filluar nga pagesa afro 30 mijë USD në vit, që ka bërë për 4 vite studime të larta te “COPPIN STATE UNIVERSITY” në Baltimore Maryland- SHBA e deri sot. Të tjerat në vijim./Pamfleti

Etiketa: berishafoltoreKelliciRama

Lajme të lidhura

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit
Breaking Views

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit

19:28 - 09/03/26
Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar
Breaking Views

Propozimi i PS ndez reagime, SPAK: Zyrtarët duhet të hetohen si çdo qytetar

17:23 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun
Lajme

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26
Para
Scholz takon nesër me Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin, ja çfarë pritet të diskutohet  

Scholz takon nesër me Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin, ja çfarë pritet të diskutohet  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë
Breaking Views

Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë

21:58 - 09/03/26

Një duel spektakolar që kishte çdo gjë u zhvillua në Rrogozhinë, në kuadër të javës së 27-të të Superiores, aty...

Lexo më shumë
Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

Të kuqtë nuk ndalen, Partizani mund Dinamon dhe prenoton “Final Four”

21:51 - 09/03/26
Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

Viktima të trafikimit/ AFP: Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg

20:59 - 09/03/26
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit

20:39 - 09/03/26
Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen

20:27 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com