GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kemi bërë ekspertizë private”/ Shoku i Martinit i plagosur ikën në Itali, flet i ati: Spitali s’na dha garanci

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi bërë ekspertizë private”/ Shoku i Martinit i plagosur ikën në Itali, flet i ati: Spitali s’na dha garanci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luisi po largohej drejt Italisë për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Familja Meçe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga të njohur e të panjohur dhe shpreson në një rikuperim të shpejtë.

“Jam më mirë”, shprehet Luisi.

“E di çfarë ka thënë spitali por që ata nuk më dhanë garanci as firmosën që djali mund ti rikthehet sportit. Ndaj dua të qetësohem me një trajtim më të mirë. Se djali ka pasion futbollin. Si cdo prind do përpiqej për fëmijën e tij!”, shprehet Fiqiri Meçja, babai i Luisit.

Zhurmës së krijuar për hetimin e konfliktit fatal nga ku humbi shokun e ngushtë, Luisi i përgjigjet me këmbënguljen për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Unë dua veç drejtësi.”, shton Luisi.

Në krah i palëkundur vazhdon ti qëndrojë i ati i tij, Fiqiriu por edhe prindi i Martinit si baba i dytë.

“Pres përfundimin e hetimit. Nuk mund të arrijmë në konkluzione. Më tha babi i Martinit që e ka si djalin e tij”, shprehet babai i Luisit.

Në një intervistë për Top Channel familja Meçe zbulon hapat që kanë ndjekur mbi çështjen ligjërisht.

Kemi bërë ekspertizë private mjeko ligjore. Na kanë treguar pamjet vetëm kur dalin fëmijët, jo kur ka ndodhur.

Autori i arrestuar kërkon lirimin 

Ndërkohë, përmes avokatit të tij, 14-vjeçari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Mecjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke renditur argumentet e tij, të cilat nuk janë bërë të ditura nga avokati deri në këto momente.

Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjeçari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë. Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.

Prokuroria po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi mekanizmin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luisit. Në vazhdën e këtyre hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Mecja dhe kushëririt të tij të parë që ka qenë i pranishëm.
Kjo për faktin që Mecja pretendon për një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri I tij ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, mos identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë në vendngjarje.

Martin Cani u godit për vdekje me thikë pak minuta pasi kishte dalë nga shkolla ku kishte patur përplasje me autorin e dyshuar, M.P. Luis Mecja mbeti po ashtu i plagosur dhe pas 11 ditësh qëndrimi në spitalin e Traumës ai u largua për në shtëpinë e tij. ditën e sotme mësohet se është transferuar në Itali për kurim me të specializuar.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1vrasja e 14-vjecarit

Lajme të lidhura

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Para
Zgjedhjet 2025/ Vota e diasporës, regjistrimi nga 11 janari deri në 11 mars, ja dokumentet që duhen

Zgjedhjet 2025/ Vota e diasporës, regjistrimi nga 11 janari deri në 11 mars, ja dokumentet që duhen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku një i ri ka humbur...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com