GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kemi bërë ndeshje të mirë, nuk shihet vetëm rezultati”, trajneri i Elbasanit reagon pas humbjes me Egnatian

17:08 - 30/11/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi bërë ndeshje të mirë, nuk shihet vetëm rezultati”, trajneri i Elbasanit reagon pas humbjes me Egnatian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, deklaron se ka anë pozitive në ndeshjen me Egnatian, pavarësisht humbjes 3-1. “Sipas meje skuadra ka bërë mirë. Në pjesën e dytë rrezikuam pak para golit të tyre, bëmë një ndeshje të mirë në të dy pjesët. Kemi bërë një ndeshje të mirë, siç e thashë. Nuk mund të shohim vetëm rezultatin, nëse sheh gjithë ndeshjen kemi bërë një ndeshje të mirë.

Djemtë kanë luajtur mirë për 90 minuta. Mbrojtja dhe pjesa tjetër e skuadrës me përjashtim të Dros, është e njëjta si me Tiranën. Kemi bërë mjaft mirë, ndaj janë dy ndeshje shumë të bukura. Kemi rikuperuar Kasën dhe Mustën në grupin e skuadrës. Te krosimet mjaftonte të ndiqnim kundërshtarët, të mos i linim të gjuanin, janë gabime individuale, që përkthehen në gabime reparti,. Ne mbuluam mirë fushën, me çdo modul që përdorëm. Në fund futëm Leon duke u munduar të kishim dy anësorë sulmi të lartë. Nuk është se u rrezikuam shumë me 3-5-2.  Nuk ka një modul që jep fitoren e sigurt në një ndeshje.

Janë gjithmonë të njëjtit të dëmtuar prej javësh. Dëmtimet janë probleme se nuk ke lojtarë në dispozicion, por nëse ke një dëmtim në një traumë, është e vështirë ta menaxhosh, se ai është një lojtar kontakti. Por kemi rikuperime. Kemi bërë punë me ata që kemi patur në dispozicion padiskutim. Djemve u them të çojnë kokën lart, të shohin para se kemi bërë një paraqitje të mirë. Qartësisht kemi bërë gabime të vogla”, tha Bordin për RTSH pas ndeshjes.

Kampionët në fuqi zhbllokuan ndeshjen shpejt. Në minutën e 12-të, një top i bukur i Ramës për Lushkjën, shfrytëzohet në maksimum nga 28-vjeçari, i cili nga fare pranë ndëshkoi portën kundërshtare.

Skuadra nga Elbasani u kundërpërgjigj në minutën e 22-të. Lajthia realizoi me një të majtë nga brenda zone, duke ndezur festën mysafire. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me rastet që ishin të shumta nga të dyja krahët.

Mesfushori i Egnatias, Lushkja kompletoi dopietën në minutën e 78-të, pas disa pasimesh shumë të bukura të skuadrës rrogozhinase. Në fund pati kohë edhe për një gol të Yahaya.

Egnatia për momentin renditet në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Elbasani ndodhet në vendin e pestë me 18 pikë, në zonën ku mund të pretendojë të ngjitet në radhën e ekipeve të para të tabelës.

gijotina.com/

Etiketa: Egnatia - Elbasani

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Katalanasit munden në shtëpi nga skuadra që lufton për mbijetesë dhe rihap garën në La Liga

Katalanasit munden në shtëpi nga skuadra që lufton për mbijetesë dhe rihap garën në La Liga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com