GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kemi frikë, po bëjmë roje natën”, banorët e Kamzës pre e hajdutëve

12:44 - 25/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi frikë, po bëjmë roje natën”, banorët e Kamzës pre e hajdutëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Kasallë në Kamëz kanë ngritur shqetësimin se banesat e tyre janë të ekspozuara ndaj grabitësve në zonë. Ata tregojnë se janë kryer 10 grabitje në një hark kohor prej 10 ditësh, ndaj nuk ndihen të sigurt. Për të mbrojtur pronat e tyre banorët e Kamzës kanë filluar të bëjnë roje natën.

 “Po detyrohemi të bëjmë shërbim vetë. Kemi ruajtur vetë shtëpitë me komshinjtë, njerëzit, dy netë njëri e dy netë tjetri sepse nuk po gjejmë rehati. Çdo natë organizohemi me radhë që të mbrojmë shtëpinë dhe familjen tonë”, tregojnë banorët.

Njëri nga banorët tregon se shtëpia përballë banesës së tij është tentuar të vidhet nga persona të maskuar dhe me armë të ftohta në dorë, duke shkaktuar panik në zonë.

 “Po na bëhen vjedhje çdo natë pothuajse. Shtëpinë që ndodhet përballë e kanë bastisur, kanë bastisur katin e parë dhe kanë kaluar në kat të dytë. I zoti i shpisë është zgjuar, ata janë frikësuar dhe janë larguar. Ka pasur një levë njëri në dorë, nuk kanë marrë gjë aty por me frikë, me grua dhe fëmijë të vegjël”, deklaron njëri prej banorëve.

Ata rrëfejnë që keqbërësit po marrin ç’të munden nga pasuria e tyre.

 “Ka pasur raste që ka hequr gomat e makinës, bagëti, bizhuteri, flori. Para dy-tre netësh njërit erdhën ti marrin lopën, nuk arritën se doli i zoti i shtëpisë.

Ndonëse vjedhjet janë të vazhdueshme, ata shprehen se policia nuk është kujdesur që të garantojë sigurinë e tyre, ndaj apelojnë që të merren masa.

“Policia këtu nuk vjen asnjë rast, për të dalë, për të kaluar për patrullim natën. Shqetësuar për rendin dhe qetësinë, sepse nuk po gjejmë qetësi. Ne apelojmë më shumë që të ketë kontrolle të policisë”, thonë banorët e Kasallës.

Disa kryefamiljarë iu duhet të punojnë natën, por hasen me frikën e familjes dhe fëmijëve që lejnë në shtëpi, ku mund të sulmohen nga momenti në moment.

 “Unë punoj natën, nusen dhe fëmijët në shpi. Kush mi mbron mua ata? Nëqoftëse mi gjen gjë kush mi mbron? Mos të punoj kush i mban? Ose të rri roje për familjen ose do punoj t’i mbaj”, ngre shqetësim një tjetër banor.

Ndonëse raste të tilla janë denoncuar, policia ende nuk ka vënë në pranga asnjë nga autorët.

Etiketa: KamezPoliciaShtepiVjedhje

Lajme të lidhura

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Ndryshon lista, 10 lojtarët më të mirë të dekadës

FOTO, si po i festojnë Krishtlindjet Messi, Ronaldo dhe Lewandowski?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26

Kombëtarja jonë ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet...

Lexo më shumë
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com