GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste”/ Basha homazhe në nder të Kostrecit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste”/ Basha homazhe në nder të Kostrecit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi homazhe në nderim të poetit dhe të veprimtarit antikomunist, Uran Kostreci i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Basha pas homazheve përcolli dhe një mesazh ngushëllimi për simbolin e qëndresës antikomuniste dhe luftëtarin e lirisë që vitet e rinisë i kaloi në burgjet e diktaturës.

Mesazhi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

“Sot është një ditë e trishtë, shumë e trishtë për të gjithë miqtë e Uran Kostrecit, për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, për të gjithë shqiptarët patriot, ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme, me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, një njeri që diti t’i përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u pushtua kurrë as në vitet e gjata nëpër burgjet e komunizmit dhe as pas daljes prej tyre, por përkundrazi prodhoi një nga veprat më të mëdha dhe më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzakonshme të një populli të tërë e në veçanti të atyre guximtarëve që çmimin e lirisë e paguan duke qenë të vetmit njerëz të lirë brenda burgjeve të komunizmit. Dhe së dyti, me vetëdijen se plejadës së këtyre qëndrestarëve pak nga pak po i mungojnë fizikisht kolos të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne, brezit të ri dhe pasardhësve të tyre na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji, nderi dhe pesha e përgjegjësisë për ta mbajtur përherë të gjallë jo thjesht kujtimin e tyre, por kujtimin e guximit e shqiptarëve të rrallë si Uran Kostreci dhe shokët e tij përball terrorit, diktaturës dhe mekanizmave të saj. Jam i bindur që sot shumica dërrmuese e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, siç kam patur privilegjin edhe personalisht dhe shumë më shumë të tjerë të cilët nuk e kanë patur këtë privilegj por e kanë njohur përmes penës së tij, ndjej një zbrazëti në shpirt e i lutem zotit që pastë prehjen e merituar në paqen e përjetshme, të na lërë të gjithë ne e në veçanti familjarët e tij me kujtimet më të mira të këtij njeriu të rrallë me të cilin do të krenoheshte çdo komb.” 

Etiketa: BASHAKostreci

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Largimi i Calhanoglu, Milan gjen pasuesin e turkut tek kombëtarja kroate

Largimi i Calhanoglu, Milan gjen pasuesin e turkut tek kombëtarja kroate

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com