GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

13:05 - 03/11/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

SPAK mori të pandehur edhe Zvkryeministren Balluku, së bashku me vartësit kryesorë për tunelin e Llogarasë, sepse pandeh me të drejtë që vartësit nuk mundet të vjedhin vetë miliona euro dhe “shefja” nuk di gjë.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Beqajn sepse, me të drejtë pandeh që zëvendësministri i tij nuk e ka bërë me kokën e vet mega-vjedhjen me sterilizimin apo me check-up!

Mirëpo SPAK nuk guxon “të pandehë”, se mos ndoshta edhe zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk e ka bërë me kokë të vet edhe më “mega” vjedhjen me inceneratorët…(?!)

Nëse SPAK do guxonte të pandehte njësoj si për Beqajn, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, të paktën do ishte thirrur si “person që ka dijeni për faktet”, se për ta arrestuar apo për ta marrë të pandehur nuk bëhet fjalë…

SPAK po ashtu “nuk pandeh” që drejtorët e “5D”, vjedhjen ta kenë bërë nën drejtimin e Erjon Veliajt, megjithëse ka në dorë komunikimet mes tyre në chat-in e krijuar posaçërisht për këtë punë.

Për shkak të kësaj “mospandehme”, ndryshe nga Beqaj, refuzon ta marrë të pandehur edhe Erjon Veliajn, e jo më ta arrestojë.

SPAK ka marrë të pandehur Mirel Mërtirin e Klodian Zoton, sepse pandeh se kanë vjedhur paratë me të cilat duhej të ndërtoheshin incenerarorët.

Mirëpo SPAK “nuk pandeh” se duhet arrestuar Erion Veliaj ose të paktën të merret “i pandehur” si Beqaj, megjithëse gjithçka nisi me kërkesën e tij, megjithëse ende u paguan çdo ditë paret, megjithëse përfiton prej tyre…

I njëjti SPAK ka vendosur nën arrest të papandehurin edhe prej tij vetë, Sali Berishën, akuzuesin e “të mospandehurve” të mësipërm.

Në thelb, SPAK pandeh se Sali Berisha “Programin elektoral të PD” në vitin 2005 e ka bërë për të favorizuar dhëndrin e tij (?!), pavarësisht se prej programit në fjalë përfituan mbi 1 milion shqiptarë që e rivotuan edhe në 2009… (?!)

Duke pandehur kështu, SPAK vazhdon të kërkojë “arrest” për Sali Berishën, por “të pandehur” nuk e merr…

Nuk ka ende asnjë element për ta marrë zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ka 4 vjet që heton çdo familjar dhe çdo njeri me lidhje me Sali Berishën, nga djepi në varr.

Kësisoj, bilanci i deritanishëm i SPAK është:

* një tërësi “mospandehmash” për të mos arrestuar keqbërësit, të pandehurit e mirënjohur publikisht…. dhe

* vetëm 1 arrest për një të papandehur, pa akuzë, Sali Berisha, i cili është edhe denoncuesi i parë e më i vendosur i “të mospandehurve” të SPAK …

“Mospandehmat” për keqbërësit e mësipërm që ende janë në liri dhe vazhdojnë keqbërjen, e bëjnë SPAK të pandehurin kryesor, mes atyre që vazhdojnë të vjedhin!

SPAK është i pandehuri kryesor i kësaj situate, tashmë si element kriminogjen aktiv në mbështetje të korrupsionit, me qëllim, plan dhe llogari politike.

Si çdo i pandehur, edhe secili prej “spakistëve” në mos sot, nesër do shkojë aty ku e ka vendin, sepse një ditë dikush do ketë guximin të pandehë që “mospandehmat” e deritanishme të SPAK janë vepër penale madje nga më të rëndat kundër Republikës.

“Aktiviteti diplomatik” nuk i mbron dot nga fati që vetë kanë zgjedhur, sepse sado “lart” që të mbërrijnë me shtrëngime duarsh, më “lart” se Saimir Tahiri nuk mbërrijnë dot…

Se sa e ruajti “aktiviteti diplomatik”, “mbrojtja”, “paprekshmëria”, “përkrahja” e “mbështetja e partnerëve” Saimir Tahirin, ajo tashmë dihet…

Ndërsa se sa e vret më mendjen ky popull për “përkrahjen diplomatike” apo “mbështetjen e partnerëve”, le të pyesin Lulin…

Kaq!

(Publikuar së pari në 2024 pa shtesën “Balluku”, por me ç’duket do vazhdojë me “shtesa”…)

 

Etiketa: kryeministerpapandehur

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Abuzimet me tenderat, ja emrat e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Abuzimet me tenderat, ja emrat e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com