GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kemi para dhe nuk i paguajmë fermerët”, Erion Braçe: AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi para dhe nuk i paguajmë fermerët”, Erion Braçe: AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj administratës shtetërore për ditët e shumta të pushimit gjatë fundvitit, duke e cilësuar këtë situatë si neglizhencë ndaj fermerëve, të cilët, sipas tij, punojnë pa ndërprerje 24 orë në ditë.

Braçe shprehet në një video në rrjete sociale se gjatë dy javëve të fundit të dhjetorit janë punuar vetëm pesë ditë, ndërkohë që qytetarët dhe veçanërisht fermerët kanë nevojë për shërbime dhe përfitime që u takojnë me ligj.

“Gjatë këtyre ditëve “pushim”, nga njerëz që punojnë, populli i fshatit është në punë pa pushim, kam marrë shumë mesazhe për “lekët e mbështetjes për nafte, bagëti etj”, shkruan Braçe.

Ai thekson se viti është mbyllur me 13 milionë euro mbështetje për bujqit të papaguara, ndërsa me akt normativ janë shtuar edhe 19 milionë euro të tjera, duke e çuar totalin në 32 milionë euro që ende nuk janë disbursuar për fermerët.

“Sot mësoj se e kemi mbyllur vitin me 13 milionë euro mbështetje për bujqit në punë pa paguar, ndërkohë që kemi shtuar edhe 19 milionë euro me aktin normativ. Gjithsej, 32 milionë eurove për t’u paguar bujqve”, shkruan ai, ndërsa thekson se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR ka dështuar në kryerjen e pagesave brenda afatit dhe se duhet zhbërë.

Braçe theksoi më tej se AZHBR duhet zhbërë nga themeli.

“Ne kemi patur problem pamjaftueshmërinë e parave për bujqit, tani që kemi para nuk paguajmë. Natyrisht AZHBR dështoi të paguante paratë brenda vitit dhe po e përsëris, duhet zhbërë nga themelet” thekson Braçe.

Lajme të lidhura

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Para
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Metën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

Gjatë punimeve të komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Eurpoian, kryetari i tij David McAllister evidentoi protestat kundër korrupsionit,...

Lexo më shumë
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com