GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kemi shpenzimet më të larta për vezë e qumësht në Europë, ndër çmimet më të shtrenjta

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi, konsumimi i një ose më shumë vezëve në ditë mund të shkaktojë diabet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Eurostat.Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shpenzimet nominale për këto produkte janë më të lartat në rajon. Serbët shpenzojnë për të njëjtat produkte 163 euro, ose 40% më pak. Maqedonia e Veriut shpenzon 198 euro, Mali i Zi 263 euro dhe Bosnjë Hercegovina 249 euro. Të dhënat i referohen vitit 2020, ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këto statistika.

Në raport me prodhimin e Brendshëm bruto, shpenzimet për këto produktet janë më të lartat në Europë, në 5.8% të PBB-së, shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1%. E dyta pas Shqipërisë renditet Bosnjë Hercegovina, me 4.9% të PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 3.8% të PBB-së.

Por, më shumë sesa konsum i lartë, shpenzimet e shtuara rezulton se vijnë nga çmimet më të shtrenjta të këtyre produkteve, ndonëse ato janë pothuajse prodhim vendas. Po sipas të dhënave të Eurostat, Indeksi i nivelit të çmimeve i Shqipërisë për grupin vezë, qumësht dhe djathë në vitin 2020 në krahasim me mesataren e bashkimit Europian (me 27 shtete) ishte 109, që do të thotë se konsumatorët vendas i blejnë këto produkte 9% më shtrenjtë sesa në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

Ndërsa në rajon, veza, qumështi dhe djathi kushton më lirë në Maqedoninë e Veriut, me indeks 78.1, ose rreth 22% më pak sesa mesatarja e BE-së dhe 31% më lirë sesa në Shqipëri. Në mal të Zi indeksi është 91, në Serbi 94.1 dhe Bosnjë 82.5. në këtë mënyrë, Shqipëria është i vetmi shtet në rajon, ku familjarët i blejnë këto produkte bazë më shtrenjtë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ndonëse të ardhurat e tyre janë sa 30% e mesatares së BE-s

Etiketa: Cmimekostokrizerritje cmimeshshtrenjtimeushqime

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
SHBA mban sot Samitin për Demokraci, më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse

Lufta/ Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka sjellë kundërshtime brenda...

Lexo më shumë
“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

“Front i përbashkët kundër Ramës”, Berisha nuk përjashton as Veliajn: Nëse jep kontribut, unë nuk ndaloj asnjërin

13:19 - 14/11/26
Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

Berisha: Rama caktoi Ervin Demon si drejtues politik në Tiranë, ky është i aftë të kryejë çdo krim

13:07 - 14/11/26
Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj

13:00 - 14/11/26
Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

12:42 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com