GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Këneta dhe Latifi”, LaCivita i përgjigjet Ramës me imazhin e miut në kthetrat e bufit

08:23 - 08/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Këneta dhe Latifi”, LaCivita i përgjigjet Ramës me imazhin e miut në kthetrat e bufit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X.

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.

Megjithatë këto replika në distancë kanë vijuar edhe nga vetë Rama, i cili në të gjitha takimet, nuk është munduar të shpalosë një projekt ekonomik për 4 vitet e ardhshme, por është mjaftuar me batuta apo edhe ofendime ndaj qytetarëve, ku nuk kanë munguar edhe etiketimet ndaj Berishës, si bufi i kënetës, etj.

Madje Rama nuk ka ngurruar të ofendojë edhe strategun e fushatës së Donald Trump në SHBA, dhe tashmë ndodhëet në Shqipëri përkrah Berishës, me tone ironike si “Latifi”.

Ky ironizim i LaCivita vjen pak orë pasi gazetari amerikan i “Politico”, Marc Caputo ka njoftuar përmes një njoftimin në llogarinë e tij në platformën “X” se Departamenti Amerikan i Shtetit ka lejuar Sali Berishën të udhëtojë për në SHBA.

“Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin.

 

@ediramaal pic.twitter.com/qaAiOhhreU

— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 8, 2025

Etiketa: lacivitamiuRama

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Arrestohen në Dubai 3 kriminelë të bandës së Talo Çelës (Emrat)

Arrestohen në Dubai 3 kriminelë të bandës së Talo Çelës (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com