GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Kënga e saj “tërboi” serbët, këngëtarja e njohur flet për sulmet nga mediat serbe

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Kënga e saj “tërboi” serbët, këngëtarja e njohur flet për sulmet nga mediat serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur për këngën e fundit të saj “Komandant”. Kjo këngë ka bërë bujë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Jakupi ka folur më shumë për reagimet që kënga e saj ka shkaktuar në Serbi.

“Ka qenë e pritshme. Nuk është hera e parë që mediat serbe merren dhe lakojnë emrin tim. Ndoshta për faktin e historikut të familjes sime dhe këngëve të mija të cilat janë publikuar gjatë kohës së luftës dhe pas kohës së luftës. Gjithmonë ka pasur tituj që Leonora Jakupi kjo është nacionalistja e cila i këndon UÇK-së, mandej ka pasur edhe libra, dhe një këngëtare e shtetit të tyre se unë jam nacionalistja më e madhe në Ballkan”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ideja për ta bërë këtë këngë ka qenë e hershme. Më tutje Jakupi deklaroi se ka vendosur që ta publikojë këtë këngë në këtë kohë për shkak të festës së pavarësisë dhe festave të muajit mars.

“Kënga si ide ka qenë e kamotshme. Duke iu bashkangjitur edhe atyre kauzave të mija të mëhershme që i kam kënduar gjithmonë ushtarëve të Kosovës, dëshmorëve të Kosovës, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për këtë liri që e gëzojmë sot dhe është në vazhdën e saj. Si projekt ishte i kamotshme, por vendosa që ta publikojë për hir te festës së pavarësisë dhe pasi festat e marsit janë afër”, deklaroi ajo në “Frontal”.

Më tutje, tregoi se kujt ia ka dedikuar këngën “Komandant”.

“Komandant janë të gjithë ushtarët e UÇK-së, pavarësisht cilit rajon apo brigadë i takojnë ata, janë ushtarë që kanë sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre që ne ta gëzojmë lirinë sot. Komandantë janë edhe ata që ndodhen sot në Hagë dhe padrejtësisht mbahen me akuza të pavërteta. Për mua të gjithë komandantë dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së janë të barabartë, të njëjtë dhe kanë merita të njëjta”, tha ajo.

Jakupi ndër të tjerash foli edhe për arsyen pse i ka mbetur merak arrestimi i ish-deputetit, Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale në Hagë.Ajo tha se Selimi ka pasur për t’i dhënë një tekst të një kënge që ta këndojë këngëtarja.

“Unë e kam kushëri të fshatit Rexhep Selimin me të cilin mburrem shumë. E kam me merak sepse ka ngel para se me shku në Hagë me ma jep një tekst një kënge me këndu. Një tekst me një këngë të tij dhe uroj që ai dhe gjithë shokët e tij të kthehen sa më parë në Kosovë dhe ta këndojë një këngë me tekstin e tij”, tha ajo.

Rexhep Selimi është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë nën dyshimin se ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: KengekomandantLeonora JakupiUçk

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Para
Frikë nga pushtim rus? Zelensky: Mbroni tokën tuaj!

Frikë nga pushtim rus? Zelensky: Mbroni tokën tuaj!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital
Aktualitet

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar pas mesnatës, duke përfunduar...

Lexo më shumë
Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

08:59 - 31/07/26
Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora zbarkon më 1 gusht në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

08:38 - 31/07/26
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda e Milanit dhe e Italisë, Franco Baresi

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare legjenda e Milanit dhe e Italisë, Franco Baresi

08:15 - 31/07/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com