GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Kënga lindi nga një histori e imja me fund dramatik në Spanjë”- Rrëfimi i Alban Ramosajt pasi rrëmbeu kupën e “Kënga Magjike”

në Art & Kulturë, Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kënga lindi nga një histori e imja me fund dramatik në Spanjë”- Rrëfimi i Alban Ramosajt pasi rrëmbeu kupën e “Kënga Magjike”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Ramosaj nxori “thikat e tij” dhe fitoi “Kënga Magjike 2021”. E thënë në mënyrë figurative, artisti 25-vjeçar fitoi zemrat e publikut me një këngë, për të cilën dëgjuesit u ndanë në dy pjesë, ata që menduan se i këndon asaj nga pozitat e të lënduarit dhe ata që mendojnë se i drejtohet nga pozitat e narcizistit.

Por një kantautor plot stil si Alban Ramosaj (jo për faktin se është dhe aktor, por më shumë për lirshëmrinë skenike) do t’i çudiste të gjithë me reagimin pasi u shpall fitues, pasi po i dukej e pabesueshme që kupa e lakmuar nga BIG-ët e muzikës, de facto kishte rënë në dorën e tij.

Gjendja e ëndërrt sipas vetë Albanit vazhdoi për orë të tëra, deri të nesërmen e “postfestivalit”, pas të cilit plasi dhe një betejë virtuale mes producentit të “Threedotsave”, Flori Mumajesit, dhe anëtarëve të jurisë, veçanërisht Kozeta Kurtit, e cila me pak fjalë u shpreh se “Albani nuk e kishte mbrojtur dot këngën”.

Në atë moment ndërhyri Flori me një reagim në “Instagramin” e tij, ku bashkë me një foto me Albanin u përmend me kunjë edhe “Eurovizioni” si skena e ardhshme e Albanit. CEO-s, së “Threedots”, iu bashkuan në mbrojtje të Albanit dhe të gjithë artistët e studios, të cilët realizuan video thumbuese ndaj anëtares së jurisë, me këngën e Albanit në sfond shkruan Panorama.

Pavarësisht kësaj zhurmanje pas festivalit, fakt ishtë që fitorja e Albanit i gëzoi të gjithë kolegët në skenë, të cilët ndryshe nga rastet e mëparshme, u duk se ishin në një mendje që Albani ta fitonte. Pas pjesëmarrjes së tij në “Kënga Magjike 2016” me këngën “Aurora” nga ku doli fitues i Çmimit Tendencë, Alban Ramosaj fiton kështu kupën e madhe.

Në vetëm dy javë, “Thikat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla. Por le të ndalojmë te fabula e këngës dhe ndoshta lidhja e fortë e tij me krijimin që e çoi te destinacioni i fitores.

Sipas rrëfimit të vetë Albanit, këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi si produksion në studion e “ThreeDots”. Kënga është kompozim i tij, ndërsa produksioni është realizuar nga Bruno.

Sa i përket tekstit, e ka shkruar së bashku me Fifin. Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar tashmë me një vajzë spanjolle.

Në momentin që lexon titullin “Thikat e mia” mendja krijon skenare nga më të ndryshmet, për të cilat këngëtari jep përgjigje: “Kënga lindi nga një histori e imja në Spanjë, pra mund të them me plot gojën që është dedikim. Si çdo histori spanjolle, fundi është dramatik. Të gjithë kemi pasur lidhje të çuditshme, të gjithëve na ka mbyt xhelozia, por jo me shije latine. Thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Në këtë rast, posesivi jam unë, e kur do pa hile, pa dashur kthehesh në dominant”.

Sipas tij ai beson se bota e tij krijuese është goxha mistike dhe se ka ende shumë për të zbuluar nga vetja, përpara se të punojë për dikë tjetër. Ndërkohë vargjet e këngës: “Këto thikat e mia, Ty të vrisnin, unë shumë mirë e dija, E mu’ m’pëlqente të shihja, Kur dilje nga vetja për ne, Këto thikat e mia”, janë bërë hit në rrjetet sociale dhe përdoren nga fansat e tij, sa herë duan të shprehin një revoltë.

Etiketa: Alban Ramosaj

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Aksident në Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

Aksident në Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com