GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës, ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

16:11 - 31/05/25
në Show Biz
Kohë leximi: 5 min
A A
Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës, ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sezoni veror daton edhe me pikun e aktiviteteve për artistët shqiptar. Të shumtë janë këngëtarët që sjellin produksione të reja pikërisht në këtë sezon, për të shtuar edhe fitimet e tyre. Në klubet më në zë të vendit, çdo natë ka të ftuar këngëtarë, çfarë e bën atmosferën për turistët edhe më elektrizuese. E për këtë arsye, fitimet e artistëve tanë, përgjatë këtij sezoni janë edhe më të larta.

Vlerat e tyre përgjatë verës shtohen, duke shtuar kështu paratë. Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live. Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë. Duket se edhe këtë verë, agjenda e tyre ka nisur të zihet vrullshëm. Ndonëse me disa luhatje në tarifa, artistët më në zë, vijojnë ende që të mbajnë ‘fronin’ si ndër më të paguarit.

xhensila myrtezaj3

Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj. Artistja, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin. Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një dite, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës. Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, çfarë edhe shtoi interesin për Xhensilën edhe në tregun muzikor. Tashmë si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 8 mijë euro këtë verë. Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe.

ledri vula (1)

Sa i përket meshkujve këngëtarë, duket se Ledri ia ka marrë terrenin Noizy-t, ku ka jo vetëm çmimet më të larta, por edhe më shumë kërkesa për koncerte si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Artisti, prej vitesh vijon të mbajë fronin si personazhi më i paguar, jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë sezonit. Që pas ndarjes së tij nga Sara Hoxha, duket se Ledri si mashkull beqar është edhe më i pëlqyer. Koncertet e Ledrit prej shumë vitesh vijojnë të jenë më të frekuentuarat, duke mbushur klubet. Tarifat e Ledrit vijojnë nga 5 mijë euro deri në 10 mijë euro, duke pasur edhe një sërë kërkesash veç çmimeve të larta. Kryesisht, kjo verë do ta gjejë Ledrin shumë të angazhuar edhe në diasporë, ku të shumta i ka koncertet në Europë, por edhe SHBA.

elvana gjata

Një verë disi më të qetë ka qenë për Elvana Gjatën. Duket se me kalimin e viteve, këngëtarja e famshme është bërë më selektive në koncertet që zgjedh për të mbajtur.  Nëse vite më parë, e shihnim kudo, tashmë Elvana pak koncerte mban përgjatë verës. Dikur, tarifat për Elvanën ishin ndër më të lartat, duke mbajtur fort fronin e mbretëreshës së netëve live. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar edhe për të. Përgjithësisht, koncertet që Elvana mban, janë jashtë Shqipërie, duke preferuar që të jetë në diasporë. Duke qenë koncerte në distancë të largët, Elvana merr deri në 8 mijë euro, për netët e saj live. Kujtojmë që vite më parë, artistja ishte thuajse kudo edhe në Shqipëri, me çmimet që arrinin deri në 8 mijë euro, për një koncert jo më shumë se 3 orë. Tashmë, karriera e Elvanës është orientuar vetëm në koncertet jashtë kufijve, duke preferuar që mos të këndojë më në Shqipëri.

noizy

Një emër shumë i kërkuar është edhe ai i Noizyt, që kërkohet shumë në netët live, por që duket se vetë këngëtari është bërë më selektiv në koncertet që bën përsipër. Ndonëse para disa vitesh ai ishte më i paguari, ku edhe mbante deri në 3 koncerte brenda natës, tashmë reperi preferon që të mbajë më pak koncerte dhe të jetë i fokusuar tek produksionet e reja që po sjellë. Tarifat e tij, kapin vlerat deri në 5 mijë euro, për një koncert që zgjat disa orë.

bardhi

Një verë e ngjeshur edhe për Bardhin, ku veçse produksioneve të reja, kërkesat për koncertë për të janë shtuar ndjeshëm. Bardhi ka rritur tarifat këtë sezon, duke qenë edhe më selektiv në koncertet që zgjedhë për të shkuar. Shumicën e kohës, Bardhi zgjedh të performojë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shifrat për këngëtarin kanë shkuar nga 5 deri në 7 mijë euro.

dhurata dora

Një tjetër emër që ka rritur tarifat e saj është edhe këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora. Ndonëse vite më parë, artistja merrte 2-3 mijë euro për një koncert, tashmë shifrat kapin vlera që shkojnë deri në 6 mijë euro për një natë.

enca44

Një verë e vakët duket se do të jetë për disa emra të njohur të skenës. Ndër to është edhe Enca. Këngëtarja, e cila u fut në treg me çmime të kripura, duket se është gjithnjë e më larg netëve live. Artistja, ka kohë që mungon me një hit të ri, duke preferuar që të distancohet dis-i nga muzika.

cozman (7)

E njëjtë duket situata edhe për Cozman. Një emër që dikur ishte shumë i kërkuar në treg, reperi pati një periudhë tërheqje. Periudhë kjo që duket se zgjati mjaftueshëm, sa për ta bërë që reperi mos ta marrë më pozicionin që ai kishte në tregun muzikor. Sezonin e shkuar veror, ai dhe ish-partnerja e tij, Tuna, bënë një tentativë për t’u rikthyer fuqishëm në skenë. Disa vite pas ndarjes, të dy zgjodhën që të ishin së bashku disa net në skenë, duke elektrizuar publikun me idenë e një rikthimi. Por duket se as ky ‘truk’ nuk funksionoi, pasi ende Cozman nuk ka një agjendë, të ngjashme me atë që ka pasur vite më parë.

tuna sejdini (13)

Nga ana tjetër edhe Tuna, nuk ka mundur më të mbajë emrin e saj në treg, të paktën jo atë që kishte vite më parë, kur ishte ndër artistet më të paguara në showbizz-in muzikor.

 

Etiketa: cmimkengetarekoncert

Lajme të lidhura

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Show Biz

Moment i veçantë për Dakun dhe modelen shqiptare, lojtari i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

08:01 - 19/12/25
“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit
Aktualitet

“Më ke dhënë dashuri pa kushte”, dedikimi i ndjerë i Selvio Jaos ndaj motrës së Shpat Kasapit

17:59 - 11/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Para
Eurodeputeti: Rama, një kryeministër që përfaqëson “turpin e vendit”

Eurodeputeti: Rama, një kryeministër që përfaqëson "turpin e vendit"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com