GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Keni dëgjuar ndonjëherë për qytetin vegjetarian?

15:54 - 15/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Keni dëgjuar ndonjëherë për qytetin vegjetarian?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I njohur prej kohësh si një nga qytetet më të shenjta në botë, kryeqyteti shpirtëror i Indisë po josh gjithnjë e më shumë dashamirësit e kuzhinës teksa po shndërrohet në një parajsë vegjetariane. Varanasi, qyteti i banuar që nga viti 1800 para Krishtit, është i njohur si vendi që mirëpret 1.2 miliardë hindu në botë.

Megjithatë, përveç tempujve dhe vendeve të shenjta për të cilat vizitohet, Varanasi po bëhet i famshëm edhe për ushqimin unik vegjetarian. Sipas besimit hindu vendas, Zoti Shiva ishte vegjetarian, ndaj si rrjedhojë dhe shumica e banorëve të Varanasit ndjekin një dietë të rreptë “sattvic” (vegjetariane të pastër). Një qytetar vendas thotë për BBC se:

Familja ime dhe unë kemi qenë vegjetarianë të pastër për breza me radhë. Ne refuzojmë të pimë edhe ujë në një shtëpi ku konsumohen produkte shtazore.

Në një vend me popullsi 80% hindu dhe 20% vegjetariane, sigurisht që recetat pa mish janë ato që mbizotërojnë kudo. Por ajo që e bën kuzhinën vegjetariane të Varanasit kaq të veçantë është menuja sattvic që bazohet në rregullat e rrepta të vegjetarianizmit të përshkruara nga Dharma Sanatana, një formë absolute e hinduizmit.

Kështu përveç mishit, ndalohen edhe disa produkte të tjera si qepa dhe hudhra, të cilat besohet se rrisin zemërimin, agresionin dhe ankthin. Një besimtar hindu thotë se: Të ngrënit sattvic është thelbësore për ata që dëshirojnë të arrijnë jetën e amshueshme. Mishi, qepa dhe hudhra nxisin tendencat tamasike (e kundërta e sattvicit), duke e bërë të vështirë për njerëzit që të përqendrohen dhe të kenë gjykim të mirë.

Tradicionalisht, shumë restorante në Varanas kanë shërbyer mish për t’u kujdesur për turistët perëndimorë dhe pelegrinët hindu jovegjetarianë, ndaj menutë sattvic kryesisht konsumoheshin në shtëpi. Por në vitin 2019, qeveria ndaloi shitjen dhe konsumimin e mishit brenda një rrezeje prej 250 metrash nga të gjithë tempujt dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

Etiketa: qytetivegjetarian

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Frika nga greva detyron PSG të ndryshojë programin

Nga Franca e bëjnë të sigurt kalimin e Galtier te Napoli, ja sa pritet të fitojë në vit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com