GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Keni lëkurë të ashpër nga i ftohti, ja si ta trajtoni

në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Keni lëkurë të ashpër nga i ftohti, ja si ta trajtoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dimri është ulur këmbëkryq dhe nuk po ikën, duke u shoqëruar me temperatura të ftohta dhe ngrica. Me këto temperatura, është e udhës që çdo njeri të informohet për simptomat e morthit, një problem që prek shumë njerëz që ekspozohen ndaj temperaturave të ulëta.

Në këtë artikull do të mësoni për identifikimin e simptomave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Skuqje dhe Pezmatim i Lëkurës

Morthi zakonisht prek gishtat e duarve, këmbës, hundën, veshët, faqet dhe mjekrën. Nëse një prej syresh skuqet ose pezmatohet, atëherë kjo është një fazë fillestare e morthit. Në këtë fazë dëmi në lëkurë nuk është i përhershëm por shenjat tregojnë që duhet të ngroheni sa më parë.

Ndjesia e Shpimit dhe Pickimit

Në fazën e dytë, lëkura e ekspozuar ndaj të ftohtit mpihet. Ajo kruhet, djeg ose përçon ndjesinë e pickimit. Kini kujdes me ngjyrën dhe paraqitjen e lëkurës sepse mpirja vështirëson identifikimin e morthit.

Ashpërsim i Lëkurës

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj temperaturave e ashpërson lëkurën duke dëmtuar indet në thellësi të saj. Zona e dëmtuar mund të shkëlqejë e të duket si prej dylli. Kërkoni menjëherë ndihmë tek mjeku sepse ekspozimi i mëtejshëm do të dëmtojë lëkurën pa asnjë shans rekuperimi.

Si Të Ngroheni Në Mënyrën e Duhur

Zonat e prekura nga morthi duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për 30 minuta ose të mbështillen me një napë të lagur në ujë të ngrohtë. Temperatura e ujit mund të mos dallohet si pasojë e mpirjes. Ndaj  kërkoni ndihmë tek dikush tjetër për të kuptuar nëse uji ka temperaturën e duhur. Pas qëndrimit të duarve apo këmbëve në ujë të ngrohtë, ju do të keni ndjeshmëri në gjymtyrë si pasojë e qarkullimit të rregulluar të gjakut.

Si Të Parandaloni Morthin

Vishuni ngrohtë dhe me rroba të trasha dhe mbrohuni nga koka tek këmbët. Dehidratimi rrit rrezikun e morthit ndaj pini ujë përpara se të dlni jashtë shtëpisë. Ushqehuni mirë përpara se të dilni në të ftohtë dhe mos pini alkol. Nëse keni qëndruar jashtë në të ftohtë për shumë kohë, sigurohuni që ta mbani trupin në lëvizje. Lëvizni por mos e teproni sepse duhet të ruani energjitë për t’u përballur me të ftohtin.

Etiketa: lekuramorthi

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Vlorë, pranga 37 vjeçarit

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Vlorë, pranga 37 vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026
Sport

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26

Ronaldinho është gati për një aventurë krejtësisht të re, këtë herë larg fushës së blertë. Legjenda braziliane do të ketë...

Lexo më shumë
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com