GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Këputet kablloja e teleferikut në Napoli, vdesin 4 persona dhe një plagoset rëndë

10:30 - 18/04/25
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Këputet kablloja e teleferikut në Napoli, vdesin 4 persona dhe një plagoset rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident tragjik ka ndodhur në teleferikun e “Monte Faito”-s, që përshkon qytetin e Napolit, ku humbën jetën katër persona, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në Castellammare di Stabia. Një nga kabllot e teleferikut “Monte Faito” u prish pak pas orës 15:00 dhe dy kabina, ku ndodheshin 16 persona – përfshirë turistë dhe punëtorë – mbetën pezull në ajër. Kabina më e afërt me stacionin malor, ku ndodheshin pesë persona, rrëshqiti dhe u përplas me shtyllën e parë. Si pasojë, katër prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos rëndë dhe u dërgua në spital.

Pas aksidentit tragjik, Prokuroria Publike e Torre Annunziata hapi një hetim dhe vendosi sekuestrimin e teleferikut. Kabina e rrëzuar u lokalizua nga një helikopter i zjarrfikësve, megjithëse kërkimet u vështirësuan për shkak të mjegullës së dendur. Rreth orës 17:00 u ndërprenë komunikimet dhe u dyshua se kabina ishte ende pezull në ajër. Më pas, në orën 18:05, presidenti i kompanisë EAV, Umberto De Gregorio, konfirmoi përmes rrjeteve sociale lajmin për viktimat.

Ngjarja solli mbylljen e stacionit në Castellammare di Stabia dhe ndërprerjen e linjës hekurudhore midis Pioppaino dhe Sorrento, pasi kablloja kishte rënë mbi shina. Gjithashtu, Policia Bashkiake mbylli rrugën panoramike që të çon në Pallatin Bourbon të Quisisana-s. Teleferiku, i cili ishte rihapur vetëm një javë më parë pas pushimit dimëror, është në funksion që nga viti 1952 dhe kishte pasur vetëm një aksident fatal më parë, në vitin 1960, kur humbën jetën katër persona.

Etiketa: humbi jetenkëputetteleferik

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Plas grushti në PS/ Koordinatori i Spiropalit dhe kandidati për deputet dhunon kryetarin socialist të Kavajës

Plas grushti në PS/ Koordinatori i Spiropalit dhe kandidati për deputet dhunon kryetarin socialist të Kavajës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com