GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënimet e Ramës, Artan Fuga: Propagandë elektorale

18:39 - 05/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“I hyri detit në këmbë”/ Fjalimi i Ramës në KE, Fuga: Dështim fatal diplomatik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar në lidhje me fushatën elektorale të bërë nga palët politike për 14 majin.

Fuga u shpreh se në përgjithësi shihet përdorimi i një gjuhe të ashpër që ka për qëllim kriminalizimin e kundërshtarit, ndërsa shtoi se vihet re ndërhyrja e çështjeve që i përkasin drejtësisë, gjyqësorit dhe prokurorisë, në politikë.

Fuga ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mos financim të bashkive të djathta pas 14 majit, gjë e cila sipas tij duhet të ishte shmangur dhe se do të ishte gjë gabim i madh nëse do të kthehej në realitet.

Në lidhje me posterat ku kryeministri Rama ka përdorur fotografi të tij dhe zotit Berisha e zotit Meta, Fuga u shpreh se është denigrim i figurës së kundërshtarit dhe si i tillë nuk është korrekt nga ana etike.

Pjesë nga diskutimi:

Artan Fuga: Karakteristikat e një fushate elektorale që ndodh në të gjithë botën, ku gjuha ashpërsohet dhe premtimet ndonjëherë i ngjajnë përrallave që pas 14 majit gjithçka do jetë ndryshe sapo gjithçka do të jetë një botë perfektë siç është sot. E gjitha lundron në një lloj paqartësie për rezultatin me sondazhe që kundërshtojnë njëri tjetrin. Një pjesë e popullsisë është indiferente, ndërkohë që takimet e kandidatëve duken si monolog.

Ina Qirjo: Hendek mes kryeministrit dhe qytetarëve e kabinetit të tij? Kënga tallava e afron me qytetarët?

Artan Fuga: Sa i përket hendekut qeveri-elektorat, do ishte e pritshme që pas 10 vitesh në pushtet të kishte në ezaurim, por kjo nuk është e lehtë ta thuash, sepse në pushtetin lokal me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme 2-3 vite më parë në disa bashki, kemi kohë që nuk kemi bërë një sprovë.

Në 5-6 vite ka ndryshuar demografia e shumë qyteteve të mëdha.

Ka përqendrim në qytetet e mëdha dhe nuk ka një numër të lartë votuesish në qytetet e vogla.

Mendoj që beteja elektorale do jetë mes dy grupeve të popullsisë.

Do heq elektoratin e zhgënjyer nga politika e qeverisja e nuk ka besim tek opozita të cilët nuk do të votojnë, janë të heshtur. Thirrja është të dalin në votime, por mendoj që janë të heshtur.

Do të jetë një betejë interesash. Pjesa që është privuar nga të drejtat do votojë ndryshimin.

Sa i përket këngës tavllave, them se politika shqiptare ndërton metafora. Ka një fakt që një pjesë e popullsisë ka një edukatë politike jo shumë të zhvilluar. Ka një pjesë që nuk e ndjek dot gjuhën me 100 elaborime e nuanca të politikanëve, Rama e ka pasur zakon këtë gjë, flet për gjëra të mëdha dhe përdor tallavanë për të ndërtuar bashkëveprimin me elektoratin.

Ka votues që votojnë në bazë të interesave dhe militantë që votojnë në bazë bindjesh.

Ina Qirjo: Rama përdor fytyrën e tij në postera dhe t’i bashkangjisë fotot e Metës dhe Berishës. Është e ligjshme mënyra e të bërit fushatë në këtë formë?

Artan Fuga: Ligji është llastik, të shohim si do interpretohet, por nga ana e etikës së komunikimit, nuk do e konsideroja një gjetje të pranueshme e moderne në kushtet e një demokracie që duhet të funksionojë sipas disa vlerave.

Është denigrim i figurës së kundërshtarit. Në fushata ka një tendencë karikaturazimi të kundërshtarit, të njëjtën ka bërë me fjalë opozita për kandidatët e mazhorancës.

Këto postera tregojnë krizë të politikës shqiptare sot, që kundërshtari gati-gati barazohet me kriminelin. Jemi një komb i papërmbajtur. Politika jonë në 30 vite ka shkuar në skaje, në një gjuhë të ashpër e të pamoderuar. Është më kollaj të kriminalizosh kundërshtarin se sa të ballafaqohesh me ide, projekte. Mendohet se masa apo turma kupton më kollaj kur polet politike janë të ndara. Rama “i bie” termit non grata, ndërsa opozita bën të njëjtën gjë duke paraqitur kandidatët e shumicës dhe Ramën si një bandë keqbërësish të cilët kanë abuzuar. Ndërkohë këto janë çështjes jo politike, por të drejtësisë prokurorisë e gjykatave.
Kemi një interferencë të çështjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin në politikë.

Ina Qirjo: Rama tha bashkitë e djathta nuk do financohen me fonde

Fuga: Mendoj që është pa baza, nuk mund të thuhet kjo gjë, sepse mbi të gjitha pushteti vendor është autonom në raport me qeverisjen dhe paratë e buxhetit nuk janë të PS por të qytetarëve. Propagandë elektorale që nuk besoj se mund të ndodhë, por nëse ndodh do ishte një gabim i rëndë, një defekt i rëndë i qeverisjes në Shqipërisë. Përdorimi në fushatë do ishte mirë të ishte evituar.

Ina Qirjo: Kandidatët e opozitës, si i keni parë? Opozita ka pritshmëri për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësi.

Artan Fuga: Kandidatë që kanë reputacion, Këlliçi një politikan i ri, ka një program relativisht të besueshëm, por edhe zoti Veliaj vjen me kapitalin e tij elektoral të menaxhimit urban që nga një anë ka bërë viktimat e veta sociale që nuk janë pak.

Edhe në Durrës kemi dy kandidatë me një mbështetje të caktuar elektorale, por aty gjithçka lidhet me projektet për portin dhe hekurudhën. Beteja do bëhet rreth Durrësit të projektuar.

Etiketa: Artan FugaEdi Rama

Lajme të lidhura

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Aktualitet

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Para
“SHBA dhe Rusia janë në prag të një konflikti të armatosur”

“SHBA dhe Rusia janë në prag të një konflikti të armatosur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Aktualitet

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

Kryeministri Edi Rama, i kthyer së fundmi në avokat mbrojtës për Belinda Ballukun, ka komentuar në një konferencë më gazetarët...

Lexo më shumë
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com