GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënimet e Veliajt nga burgu, Këlliçi: Tentativë mafioze, jo për prokurorin, por për dëshmitarët

10:46 - 24/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV,  tha për arrestimin e Veliajt se “kanë fituar qytetarët në fund të ditës, është hequr një keqbërës, një njeri që çdo ditë shkonte ne zyrë për të vjedhur taksat e qytetarëve.

Belind Këlliçi: Modeli im për qytetarët ka qenë, transparencë deri në fund. Dhe çfarë kemi thënë, po faktohet. 100 përqind është e faktuar. Kështu që për mua ajo betejë është kapitull i mbyllur. Ajo betejë është e fituar në interes të qytetarëve. Kanë fituar qytetarët në fund të ditës. Është hequr një keqbërës. Një njeri që çdo ditë shkonte në zyrë për të vjedhur taksat e qytetarëve. Një njeri që me paratë që vidhte paguante çdo ditë media, analiste, gazetare, shantazhonte opozitën, fyen linçon opozitën. Edhe artistët që i dalin në krah, që janë të gjithë ata që kanë marrë projektet më të mëdha. Po me thoni mua një artist nga ata që kanë dalë publikisht që e kanë mbrojtur që nuk ka marrë një projekt në Bashkinë e Tiranës që nuk ka marrë para në Bashkinë e Tiranës. Një te vetëm. Me thoni që nuk është paguar nga Erion Veliaj.

Dhe që ta kuptojnë qytetarët. E gjitha kjo që po ndodh sot me kërcënimet që ai po bën drejtuar prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani. Ai do ta kthejë në një luftë politike. Nuk është aspak lufte politike. Mesazhi që ta kuptojnë fare mirë edhe qytetarët është për dëshmitarët. Sepse çfarë ka ndodhur. Një pjesë e mirë e dosjes është e kopsitur për shkak të dëshmive që kanë dhënë punonjësit e rrethit të ngushtë të Erion Veliajt. Nga ana tjetër po përgatiten shumë dëshmitarë të tjerë të flasin për inceneratorin në Tiranë. Po kërkojnë një pjesë e prestanomeve aty të japin dëshmi për të treguar të vërtetën. Sepse në fund të ditës nuk kanë pse e bëjnë burgun për Veliajn as për Edi Ramën dhe po përgatiten të flasin edhe dëshmitarë të tjerë që janë të gatshëm për 5D. Sepse nuk ka mbaruar 5 D. Thënë këtë, ai mesazh nuk është për prokurorin, nuk është për gjyqtarin. Se nuk ka çfarë u bën atyre. Problemi është se e ka për të intimiduar dëshmitarët.

Për të frenuar dëshmitarët që të japin dëshmi reale, ose për ti intimiduar që të kthejnë dëshmitë në gjykatë gjatë procesit gjyqësor. Kështu që e gjithë kjo tentativë është një tentativë mafioze. Atij nuk i bën përshtypje se mund ti shtohet, se ka një nen në kodin penal Republikën e Shqipërisë që dënon këdo që fyen apo denigron një gjyqtar apo një  prokuror për shkak të detyrës. Pak rëndësi i bën atij i shtojnë 3 muaj burg apo 6 muaj burg, pasi është për rrugë të gjatë aty ku ka shkuar. Pra ajo që dua të themi është që mesazhi është për të intimiduar këdo që do të hapë gojën për aferat. Dhe aferat janë të panumërta. Dhe skandalet janë të panumërta. Nuk e di nëse po hetohen aferat e tij edhe në Kanada edhe në Afrikë, sepse kanë patur kompani edhe në Afrikë. Dhe do të duhet që SPAK ta thellojë hetimin. Dhe me këtë rast edhe qytetarët e  Tiranës ata që kanë menduar që për 10 vite kanë patur një kryetra bashkie në krye, kanë rastin të shohin se kanë patur një delinkuent. Një keqbërës që me gjuhën me rrugaçërore më banale, shkon dhe fyen, me prokurorë me gjyqtarë. Ma ka bërë Saliu thotë. Po ka budalla në botë që beson se Saliu kontrollon SPAK-un dhe fut në burg Erion Veliajn. Kjo është çmenduria më e madhe që mund të thotë dikush. Por kuptohet, mllefi, urrejtja. Fakti që është kapur me presh në duar dhe fakti që është demaskuar si askush më parë e bëjnë këtë.

Etiketa: Belind KelliciErion VeliajKellici

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Vota e Diasporës/ Celibashi: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën!

Vota e Diasporës/ Celibashi: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com