GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kërcënimet nga spiunazhi rus, NATO në solidaritet me Malin e Zi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimet nga spiunazhi rus, NATO në solidaritet me Malin e Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur solidaritet me Malin e Zi, në kohën kur ky shtet po ndërmerr masa dhe operacione për të ndaluar ndikimin e Rusisë. Mali i Zi së fundmi ka arrestuar persona që dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh për interesa të Rusisë.

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të vlefshëm, Malin e Zi, në kohën kur ai po ndërmerr masa për të ruajtur sovranitetin dhe demokracinë e tij përballë spiunimit dhe veprimeve të tjera destabilizuese dhe qëllimkeqe të Rusisë”, tha Stoltenberg përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ballkani Perëndimor është me interes strategjik për Aleancën tonë dhe ne mbetemi vigjilentë”, shtoi shefi i NATO-s. NATO dhe Bashkimi Evropian disa herë kanë tërhequr vërejtjen për veprimet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Sipas këtyre dy institucioneve, Moska synon të destabilizojë këtë rajon. Kjo, sipas burimeve në BE dhe NATO, shpesh është bërë përmes përhapjes së dezinformatave, lajmeve të rreme dhe përmes veprimeve ilegale të spiunazhit.

Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, në fund të shtatorit ua ndaloi hyrjen dhe qëndrimin në shtet dhjetëra shtetasve të huaj, nën dyshimet se kanë punuar për shërbime të huaja. Po ashtu, gjashtë diplomatë rusë, të akredituar në Podgoricë, janë shpallur persona të padëshiruar për shkak të “veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike”.

Dëbimi i diplomatëve rusë u lidh me një aksion të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi dhe Prokurorisë Speciale për hetimin e lidhjeve të dyshuara midis disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet e inteligjencës së Federatës Ruse./REL/

Etiketa: Mal i ziNATO

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Hashash me figurën e futbollistit, kapet shqiptari e marokeni në Milano

Hashash me figurën e futbollistit, kapet shqiptari e marokeni në Milano

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i...

Lexo më shumë
Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com