GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërcënimet ruse/ Kanadaja zgjat me 3 vite misionin trajnues në Ukrainë

08:34 - 27/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimet ruse/ Kanadaja zgjat me 3 vite misionin trajnues në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanadaja zgjati me tre vite të tjera misionin e saj të trajnimit të ushtarëve ukrainas dhe planifikon të zgjerojë këtë operacion, tha të mërkurën kryeministri Justin Trudeau.

Zoti Trudeau tha se ai ka autorizuar ushtrinë të dislokojë 60 anëtarë të tjerë personeli për t’u bashkuar me 200 trupa tashmë në terren, me kapacitet të mëtejshëm për ta rritur atë numër deri në 400. Kjo është pjesë e një angazhimi kanadez për të ndarë një ndihmë prej 268 milionë dollarësh amerikanë për Ukrainën.

Kryeministri kanadez tha se Rusia po përdor fuqinë dhe peshën e saj ushtarake për të ngacmuar dhe kërcënuar një demokraci të pavarur përmes një përpjekje për të detyruar Ukrainën të përkulet para vullnetit të saj.

“Ky është një kërcënim jo vetëm për ukrainasit, por për të gjithë ne që besojmë në të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur qeveritë e tyre dhe për të zgjedhur drejtimin e vendit të tyre”, tha kryeministri Trudeau.

“Ne po shohim tani në mbarë botën një rrëshqitje të demokracisë, një sulm ndaj parimeve demokratike në forma të ndryshme. Por kërcënimi i drejtpërdrejtë i një pushtimi rus të Ukrainës, për të hequr aftësinë e popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tij është diçka që na shqetëson të gjithë ata që e duan demokracinë.”

Kryeministri Trudeau tha se ndihma përfshin gjithashtu dërgimin e pajisjeve në Ukrainë, ndarjen e inteligjencës dhe mbështetje për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Misioni kanadez synon të mbështesë forcat ukrainase në mënyrë që vendi të mund të mbrojë sovranitetin, sigurinë dhe integritetin e tij territorial, tha kryeministri kanadez.

“Ky nuk është një mision luftarak, ky është një mision stërvitor. Ushtria kanadeze do të jetë aty për të këshilluar dhe ndihmuar. Ne do të vazhdojmë stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, tha zoti Trudeau. “Në rast të një inkursioni ose pushtimi rus në Ukrainë, ne do të sigurohemi që ushtria kanadeze të mbetet e sigurt.”

Kryeministri Trudeau tha se ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand do të udhëtojë në Letoni dhe Ukrainë për të vizituar ushtarët kanadezë në ditët në vijim. Zonja Anand tha se Kanadaja ka trajnuar mbi 30,000 ushtarë në Ukrainë./VOA

Etiketa: KanadaUkraine

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Kapet në Morinë 34  vjeçari me mijëra euro, dinarë dhe franga

Kapet në Morinë 34 vjeçari me mijëra euro, dinarë dhe franga

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com