GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënimi i Braçes ndaj mediave/ Zhupa: Krisma e parë e një fushate të egër në prag zgjedhjesh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi i Braçes ndaj mediave/ Zhupa: Krisma e parë e një fushate të egër në prag zgjedhjesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj deputeti socialist, Erion Braçe, pas pretendimeve të këtij të fundit për nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Zhupa shprehet se Edi Rama dhe të tijët po nxjerrin kokën duke hapur luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.

Zhupa u ka bërë thirrje organevee ligjzbatuese, të mos bien pre e ‘urdhërave politikë’ dhe të mos bëhen mashë në duart e një mazhorance të kalbur.

Sipas ligjvënëses demokrate, përmes këtyre kërcënimeve, po krijohet një precendent i rrezikshëm, që çon në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, përkundër asaj që thotë qeveria.

Zhupa e cilëson këtë veprim si krismën e parë të një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.

Kryetari i Deziformimit Brace, sot është shprehur se “ i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë”.

Sic e kishim paralajmëruar komisioni i dezinformimit nuk kishte lidhje me penetrimin e propagandës që lidhej me Rusinë e me Kinën por me sorrugato diktatorin tonë Rama që do të kontrolloj mediat dhe ti persekutoj ato që nuk kontrollon dot.

Pikërisht ato media qe nuk ndjekin fije për pe mashtrimet e rradhës së komunikatës së policisë së shtetit, që i japin zë familjes së djalit të plagosur Luisit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, ato media sot u kërcënuan me ndjekje penale nga Erjon Brace.

Hetim dhe ndjekje penale kur lajmet nuk ju pëlqejnë mbi punën e organeve të qeverisjes, për ato media që guxojnë të mos mbyllin sytë para dëshmitarëve.

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta shikoj dhe ta dëgjoj që të gjitha paralajmërimet që i kemi thënë privatisht dhe publikisht po vërtetohen. Po krijohet një precendent i rrezikshëm që con në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, dëshmi të ndryshme nga ato që thotë qeveria.

I bëj thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur.

Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.

Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht.

Lajme të lidhura

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!
Aktualitet

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

17:42 - 05/10/26
Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi
Aktualitet

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

17:09 - 05/10/26
Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës
Aktualitet

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

16:56 - 05/10/26
Para
Europol jep detaje për zbërthimin e Matrix: Kishte serverë në 40 vende

Europol jep detaje për zbërthimin e Matrix: Kishte serverë në 40 vende

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!
Aktualitet

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

17:42 - 05/10/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me një grup kongresmenësh amerikanë, ku thotë se ka paraqitur...

Lexo më shumë
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

Arrestohen jashtë perimetrit të sigurisë dy protestues te Kuvendi

17:09 - 05/10/26
Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

Arrestohet Fetah Mataj, bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës në Durrës

16:56 - 05/10/26
Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie

Arrestohet polici në Prrenjas, mori para për të ndihmuar një person me arrest shtëpie

16:49 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com