GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërcënimi i vazhdueshëm i Rusisë, NATO vë në lëvizje armët bërthamore

17:05 - 11/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi i vazhdueshëm i Rusisë, NATO vë në lëvizje armët bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i NATO Jens Stoltenberg njoftoi sot përmes një konference për shtyp se organizata do të vijojë me stërvitjen me armë bërthamore të parashikuar më herët. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja e kësaj stërvitjeje në një kohë kur edhe Putini është duke kërcënuar për përdorimin e armëve bërthamore, shefi i NATO-s tha se në fakt, diçka e tillë do të jepte mesazh të gabuar te Rusia duke i rritur asaj oreksin, ndërsa bindet për dobësinë e organizatës, raporton gijotina.com.

“Forcimi i NATO-s është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia kundrejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stërvitja vjetore zhvillohet javën e ardhshme dhe do të përfshijë 14 anëtarë të NATO-s dhe avionë që përdorin armë bërthamore. Po ashtu, gjatë stërvitjes do të angazhohen edhe avionë te tjerë të luftës konvencionale si edhe avionë çisternë.

Qëllimi i tij i deklaruar është të sigurojë që personeli dhe pajisjet përkatëse të aleancës janë të përgatitur për skenarin më të keq në kontekstin aktual dhe të ofrojë një ndjenjë sigurie ndaj anetarëve.

“Ne po monitorojmë nga afër forcat bërthamore të Rusisë”, shtoi Stoltenberg. “Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin e  Rusisë, por mbetemi vigjilentë.”

Stërvitjet përkojnë me përshkallëzimin e fundit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore.

Pas këtyre deklaratave pati mjaft paralajmërime se Putini nuk po bënte bllof.

Doktrina bërthamore e Rusisë lejon një sulm bërthamor pas “agresionit kundër Federatës Ruse me armë konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.

Rusia është fuqia më e madhe bërthamore në botë bazuar në numrin e kokave bërthamore. Ajo ka 5,977 koka bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 5,428, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.

Etiketa: Jens StoltenbergNATORusi

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Europiani U-19 për femra/ Shqipëria e mbyll grupin me fitoren e dytë ndaj Armenisë

Europiani U-19 për femra/ Shqipëria e mbyll grupin me fitoren e dytë ndaj Armenisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com