GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënoi gjyqtarët për dënimin e nipit vrasës, momenti kur ndalohet nga policia Gjovalin Shkëmbi (VIDEO)

12:45 - 07/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënoi gjyqtarët për dënimin e nipit vrasës, momenti kur ndalohet nga policia Gjovalin Shkëmbi (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka ndaluar paraditen e sotme në Shkodër Gjovalin Shkëmbin, xhaxhain e Elvis Shkëmbit – autori i dyshuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Ndalimi vjen vetëm pak minuta pasi Shkëmbi kërcënoi publikisht çdo gjyqtar që do të lërë në burg nipin e tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Gjovalin Shkëmbi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Shkodrës dhe po procedohet penalisht për veprën penale të kanosjes, në kuadër të deklaratës së tij kërcënuese ndaj trupës gjykuese.

Në një intervistë për mediat lokale, konkretisht për “Shkodra Blog”, Shkëmbi deklaroi haptazi:
“Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne.”

Ai i referohej ndalimit të nipit të tij, Elvis Shkëmbi, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit më 6 tetor – një ngjarje e pashembullt që ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik.

Deklaratat e Gjovalin Shkëmbit u konsideruan si kërcënim serioz dhe nxitje për dhunë ndaj gjyqtarëve, ndërsa autoritetet vepruan menjëherë për ndalimin e tij.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar nëse kërcënimet janë të organizuara dhe nëse ka elementë të tjerë që mund të përbëjnë cenim të pavarësisë së gjyqësorit apo pengim të drejtësisë.

Ngjarja vjen në një klimë tensioni pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ku autoritetet kanë theksuar nevojën për masa të forta sigurie për magjistratët, ndërsa ndërkombëtarët kanë dënuar ashpër aktin dhe çdo formë intimidimi ndaj drejtësisë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-07-at-12.46.04-PM.mp4
Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Para
Avni Ponari merr 700 milionë lekë qyl nga Ilirjan Celibashi, do të sigurojë votimin elektronik

Avni Ponari merr 700 milionë lekë qyl nga Ilirjan Celibashi, do të sigurojë votimin elektronik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com