GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënuan biznesmenin që fitoi tenderin, 3 të arrestuar në Elbasan

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënuan biznesmenin që fitoi tenderin, 3 të arrestuar në Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë kërcënuar një biznesmen me inicialet E.M., që përmes kompanisë së tij ka fituar një tender në Bashkinë e Tiranës.

Algert Alcani, Edmir Boci dhe Shaqir Alcani janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, ndërsa njëri u shpall në kërkim një 38-vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

“Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”.

Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm.

Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: ArrestimElbasanKryesore1tenderi

Lajme të lidhura

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Aktualitet

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë
Aktualitet

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Para
The Guardian: Gjykimi ndaj Thaçit, mund ta rishkruajë historinë

The Guardian: Gjykimi ndaj Thaçit, mund ta rishkruajë historinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26

Një prej pjesëmarrësve në protestën e përditshme para Kryeministrisë ka artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e...

Lexo më shumë
Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët

21:16 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

20:48 - 17/07/26
Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

20:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com