GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcënuan me jetë biznesmenin për një tender, Apeli lë në burg 3 autorët

12:00 - 17/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënuan me jetë biznesmenin për një tender, Apeli lë në burg 3 autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit ka lënë në burg personat e arrestuar për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj dhe familjarëve të tij, ku shkak është bërë një tender.

Bëhet fjalë për shtetasit Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç.

Këta shtetas u arrestuan pasi u denoncuan nga biznesmeni Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove. Organi i akuzës pretendon se Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Myftaraj që të tërhiqej nga një tender publik që e kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.

Njoftimi i Gjykatës

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Nisur nga aktet e procedimit penal rezulton se, në Drejtorin Vendore të Policisë së Elbasanit ka depozituar kallëzim penal shtetasi me iniciale E.M, i cili ka parashtruar se disa shtetas të indentifikuar si shtetasit me iniciale Sh.A dhe A.A, kanë përdorur shtetasit me iniciale E.B dhe L.K (Ç) duke e kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij me qëllim tërheqjen nga një procedurë prokurimi publik që kallëzuesi deklaron se e ka fituar në Bashkinë Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale E.B, A.A dhe Sh.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023, ka vendosur:

1- Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit E.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

2- Caktimin ndaj personit nën hetim E.B si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

3- Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit A.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

4- Caktimin ndaj personit nën hetim A.A si masë sigurimi atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

5- Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të kryer nga policia gjyqësore, më date 10.04.2023, ora 10:15 ndaj të ndaluarit Sh.A, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 109/b të Kodit Penal.

6- Caktimin ndaj personit nën hetim Sh.A si masë sigurimi atë të “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

7- Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos largohet nga banesa ku do të strehoet, që ndohet në…

8- Detyrohet personi nën hetim Sh.A të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të në banesën ku ai do të strehohet për ekzekutimin e këtij vendimi.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale E.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të urdhërit të ndalimit dhe të mos vendosë asnjë masës të sigurimit personal, në alternativ caktimin e masë së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Nga personi nën hetim me iniciale Sh.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në shtëpi” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Nga personi nën hetim me iniciale A.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose atë të “Garancisë pasurore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Vojsava Osmanaj, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.246 (13-2023-1453), datë 13.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Tiranë, 17.05.2023

 

Etiketa: autorebiznesmenBurgKryesore1

Lajme të lidhura

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Para
Uji “pushton” Imolan, në rrezik zhvillimi i garës së F1

Uji “pushton” Imolan, në rrezik zhvillimi i garës së F1

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Papërballueshmëria e jetesës, Tirana e fundit për fuqinë blerëse mes qyteteve evropiane

09:13 - 25/02/26

Tirana renditet në vendin e fundit për fuqinë blerëse mes 26 qyteteve evropiane të analizuara nga platforma ndërkombëtare Numbeo, duke...

Lexo më shumë
Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com