GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të dalë nga qelia

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e Ardian Çapjas ndërron jetë, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon të dalë nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje për të dalë nga burgu dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë.

Çapja ndodhet në një institucion të sigurisë së lartë.

Kërkesa e tij është ende në shqyrtim, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe masave të sigurisë që kërkon shoqërimi i tij jashtë burgut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar përfshirjen edhe të Policisë së Shtetit në planin e masave.

Nëse kërkesa miratohet, autoritetet duhet të përcaktojnë masat e sigurisë për lëvizjen e Çapjas drejt Elbasanit dhe qëndrimin e tij gjatë ceremonisë.

Kush është Ardian Çapja?

Ardian Çapja është një prej emrave të njohur në historikun e përplasjeve dhe atentateve kriminale në Elbasan. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elbasan.

Emri i tij ka qenë prej vitesh i lidhur me një seri ngjarjesh të rënda kriminale në qytet, ndërsa vetë Çapja ka qenë edhe objekt i disa atentateve.

Një prej sulmeve më të bujshme ndaj tij ndodhi më 8 qershor 2020, kur u qëllua me armë nga distanca pranë banesës së tij në Elbasan.

Çapja u plagos në shpatull dhe, sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, plumbi kaloi pranë zemrës. Ai u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas operacionit, ai doli jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e asaj kohe ngritën dyshime se atentatori kishte studiuar më parë lëvizjet e Çapjas dhe ishte pozicionuar në një distancë të konsiderueshme nga banesa për të realizuar sulmin.

Pikërisht për shkak të profilit të tij dhe historikut të përfshirjes në dosje të rënda kriminale, çdo dalje e mundshme e Çapjas nga institucioni i vuajtjes së dënimit kërkon masa të posaçme sigurie.

Për kërkesën e tij për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës ende nuk ka një vendim përfundimtar.

 

Etiketa: Ardian CapjaBurgkerkese

Lajme të lidhura

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

08:23 - 20/11/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE gjatë muajit Tetor

08:06 - 20/11/26
“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26
Para
Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në një ceremoni mortore private në Rosario

Messi i jep lamtumirën e fundit babait të tij në një ceremoni mortore private në Rosario

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Orikum, humb jetën 63-vjeçari dhe disa të plagosur dërgohen në spital (Emri)

08:23 - 20/11/26

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku dy automjete janë përplasur me...

Lexo më shumë
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE gjatë muajit Tetor

08:06 - 20/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Nëntor 2026

07:35 - 20/11/26
Parashikimi i motit: Reshje shiut të dobëta në disa zona të vendit

Parashikimi i motit për sot, 20 Nëntor 2026

07:32 - 20/11/26
“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com