GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kërkesa e Osmanit që ‘zuri’ ngushtë Begajn, presidenti mbeti i habitur!

10:54 - 16/08/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkesa e Osmanit që ‘zuri’ ngushtë Begajn, presidenti mbeti i habitur!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Bytyçi

– Zoti president, edhe njëherë, mirë se erdhe në atdheun tuaj, në Kosovë!, – E uroi mikpritësja dhe homologia e vet në karrigen përballë. Ishin vetëm ata të dy. Të tjerët bashkë me mediet dolën jashtë, sepse takimi do të vazhdonte tet a tet.

Por presidenti u gjend i befasuar. Nuk e kishte menduar përgjigjen. Çfarë të thoshte? Se ishte në atdheun e tij, apo si? Ndaj u mjaftua me një fjalë të vetme: – Faleminderit. Ndërkaq mikpritsja e vazhdoi bisedën:

– Ky atdheu yt dhe imi, zoti president, rrezikohet çdo ditë nga Serbia dhe presidenti i saj. Ne jemi një vend i vogël dhe shtet i ri, me vetëm rreth 15 vite shtetësi. E Shqipëria është atdheu ynë amë. Ajo është shtet prej 110 vitesh. Ka ushtri e përvojë, ka qëndrueshmëri. Prandaj ne mendojmë se duhet të bëjmë diçka së bashku për ta përballuar rrezikun serb.

Presidenti u vu në mendime dhe i vinte si në mjegull porosia e Padishahut! Kujdes! Presidentja mund të të provokojë. Prandaj përgatitu dhe mati fjalët në përgjigjet që do t’i japësh. E kapërdiu pështymën gati të tharë në grykë e tha:

– Ne këtu jemi. Ne e mbështesim kërkesën tuaj për t’u pranuar në NATO. Dhe për çdo gjë jemi të gatshëm të bisedojmë. Por nuk shohim se Kosova rrezikohet nga dikush! – Ishte kjo përgjigje standarde e rekomanduar dhe e kuruar që në Tiranë. Atje dikush kishte informuar se presidentja e Kosovës mund të kërkojë nënshkrimin e një Traktati për Mbrojtje të Përbashkët të Shqipërisë dhe të Kosovës! Po kundër kujt do të luftonin në këtë rast ato të dyja? Kundër Serbisë! Nuk ka asnjë vend tjetër që e kërcënon Kosovën, veç Serbisë!

Ndërsa për Padishahun Serbia ishte dhe mbetet faktor stabiliteti, paqeje, bashkëpunimi, integrimi, e ripushtimi për hapësirën shqiptare në Ballkan! Ajo është “mike” e çmuar e Shqipërisë! Na sjell turistë e turiste të bukura! Nuk ka kuptim të bëhet një aleancë ushtarake midis të dy vendeve kundër këtij shteti që me zoçkat e tij na zbukuron bregdetin!

Megjithatë presidentja u detyrua ta shtrojë drejtpërdrejt kërkesën e saj: – Ne duam një Traktat Bashkëpunimi Ushtarak me Shqipërinë, me qëllim që të veprojmë të dy shtetet së bashku nëse njëri prej tyre sulmohet nga një vend i tretë – Pasoi heshtja! E më pas përgjigja e thatë e pa kuptim:

– Ju thashë se ne jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka me ju! Ne ju mbështesim të jeni anëtarë të NATO-s! Është një temë, e cila përfshin të gjitha pushtetet, ekzekutivin dhe legjislativin. Prandaj dhe duhet pjekur.

Njerëzit e Padishahut i kishin thënë presidentit se nuk duhej të premtonte asgjë, sepse “nervozohet Europa”! “Na zemërohet NATO”! Se një traktat i tillë ishte “thirrje për luftë”! Se “ne do të dëshmonim se jemi luftënxitës”! Çfarë nuk i pëshpëritën në vesh presidentit para se të nisej për në Prishtinë, me qëllim që t’ia thyejnë veshin e mendjen bashkë, për të mos e dëgjuar dhe mirëmenduar kërkesën e zonjës presidente. Telefonata pa fund. Edhe gjatë rrugës edhe pasi mbërriti atje. I kërciste telefoni gjithashtu gjatë ceremonive pritëse e bisedimeve!

Dhe kur presidentja këmbënguli në takimin tet a tet, se cili ishte mendimi personal i homologut të saj, ai u përgigj me shumë sinqeritet: – Nuk kam asnjë mendim!

Dhe me kaq u mbyll vizita e presidentit në Kosovë. Të tjerat janë “më rrove, të rrova, brisku i berberit”, më falni, i Padishahut!

 

Etiketa: Bajram Begajkerkesakryesore2ngushtPresidentiVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25
Para
Arrestohet nga SPAK mbështetësi i ISIS-it në Shqipëri (EMRI)

Zhduket e mitura në Tiranë, babai alarmon policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”
Aktualitet

Klos | Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës”

13:15 - 27/12/25

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë M. S., 44 vjeç, banues në fshatin...

Lexo më shumë
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

Avioni i Turqisë për Shqipërinë, por halli mbetet për popullin. Kush e paguan faturen?!

12:45 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

Pollo: Integrimi europian i Shqipërisë është vetëm propagandë e qeverise

12:15 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com