GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rreth dy orësh debate në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, prokurorët e SPAK kanë lexuar zyrtarisht kërkesën për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në qendër të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës është vënë USB-ja që përmban materialet hetimore. Partia Demokratike ka kërkuar që USB-ja me provat t’u dorëzohet deputetëve për t’u shqyrtuar edhe pas përfundimit të mbledhjes, ndërsa Partia Socialiste ka kundërshtuar fort, duke argumentuar se provat nuk duhet të dalin nga salla e mbledhjes.

Prokurorët e SPAK kanë sqaruar se USB-ja me provat për Ballukun mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve. Ata kanë deklaruar se materiali mund të shihet nga deputetët, por vetëm sipas rregullave të përcaktuara nga Këshilli. Nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës, mes tyre edhe Taulant Balla, kanë insistuar që provat të shqyrtohen vetëm gjatë mbledhjes dhe të mos merren jashtë saj.

Gjatë diskutimeve është hedhur edhe ideja e shtyrjes së mbledhjes, për t’u dhënë palëve më shumë kohë për njohjen me materialet. Avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e seancës, duke argumentuar se i nevojitet më shumë kohë për t’u njohur me dosjen, e cila përmban rreth 10 mijë faqe dhe për këtë arsye nuk është printuar, por është dorëzuar në format elektronik.

Sa i përket afateve, palët kanë qëndrime të ndryshme:

Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë;

Prokuroria e SPAK vlerëson të mjaftueshme 3–5 ditë;

Partia Demokratike kërkon shtyrje maksimalisht deri të hënën;

Partia Socialiste propozon datën 19 janar.

Ndërkohë, gjatë zhvillimeve është raportuar se kryeministri Edi Rama është rikthyer në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa tensionet politike vijojnë të mbeten të larta për një nga çështjet më të forta të momentit.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
Aktualitet

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Para
Tensione politike për USB-në e Ballukut, Rama 15 minuta në telefon në hyrje të Kryeministrisë

Tensione politike për USB-në e Ballukut, Rama 15 minuta në telefon në hyrje të Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, duke vlerësuar...

Lexo më shumë
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com