GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…

në Botë, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bordi i Paqes/ Rama i lutet Trump për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Zoti President, të bëjmë diçka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua në mënyrë brutale që të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë për të firomsur marrëveshjen. Sot, presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim, para vendimit në një gjyq special në Hagë. Disa prezent këtu duhet të jenë të turpëruar për atë drejtësi ndërkombëtare. Zoti President, të bëjmë diçka para se gjëra të këqija të ndodhin sërish, tha Rama.

“Ne vlerësojmë rolin e deçziv të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj me Trump në këtë përpjekje. Ftoj të gjitha vendet për të kontribuar me disandërtyresë për fëmijët e Palestinës, dhe ndihmojnë fëmijët e Gazës që janë viktimat më të pafajshme të luftërave në Gaza”,- tha Rana.

“Flet vetë se sa e nderuar është Shqipëria të jetë vend themelues. Shumë në Europë thonë se Bordi është bërë për të zvëvendësuar OKB, nuk më duket si një tentativë për të zëvendësuar OKB. Zoti e bekoftë bordin e paqes”, tha Rama.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi rama në Bordin e Paqes.

Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Zoti president, vota plotësisht e harmonizuar, dyptiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme flet vetë për sa e nderuar është Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese të kësaj organizate të re.

Shumë në BE thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, por mua nuk më duket si një përpjekje për të zëvendësuar Kombet e Bashkuara, por nëse ndihmon ta shkundë atë gjigant në agoni dhe dashtë Zoti ta zgjojë, atëherë Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Zoti president, ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për të ndalur konfliktin pikëllues në Gazë dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në forcën e stabilizimit me trupat e saj. Në të njëjtën kohë propozoj që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e një objekti publik të dedikuar për fëmijët palestinezë. Duke bërë kështu, bota do të ndihmonte fëmijët e Gazës që janë pengjet më të të pafajshme të lunatizmit të Hamasit të rriteshin me praninë fizike të vargut më të madh të duarve që ka shtrënguar bashkë njerëzimi ndonjëherë, jo vetëm duke vendosur paratë por po kështu duke sjellë dhe arkitektët e tyre në mënyrë që bota të transformojë një plakë të historisë në një oazë shprese ku dhembshuria merr formë konkrete dhe e ardhmja merr formë rreth atyre që meritojnë më shumë, brezi i ardhshëm i palestinezëve. Shqipëria do të ishte e privilegjuar të bëjë pjesë e këtij vargu.

Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshje përfundimtare paqeje, presidenti i Kosovës që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejt shtëpisë së bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror Jack Smith që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t’ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t’ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike.

Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish. Edhe njëherë faleminderit shumë që përfshihet Shqipërinë në këtë nismë fisnike duke sjellë miq, duke qenë miq të afërt me Izraelin dhe me vendet arabe. Shpresojmë fort jemi një vlerë e shtuar e vizionit tuaj të jashtëzakonshëm.

gijotina.com/

Etiketa: Bordi i PaqesEdi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…
Aktualitet

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Pas shkarkimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet Drejtori i Policisë së Vlorës
Aktualitet

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Pas shkarkimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet Drejtori i Policisë së Vlorës

12:35 - 01/06/26
Para
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes
Aktualitet

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26

Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i...

Lexo më shumë
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Pas shkarkimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet Drejtori i Policisë së Vlorës

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Pas shkarkimit të Elidon Çelës, Edvin Ndreu komandohet Drejtori i Policisë së Vlorës

12:35 - 01/06/26
Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

12:16 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetimajbet giriş