GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente

15:10 - 08/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria e fëmijëve në shkolla është kthyer në një shqetësim të përditshëm për prindërit. Rastet e bullizmit, dhuna dhe tensionet kanë shtyrë dhjetëra prej tyre të reagojnë.

Peticioni, kërkon rritjen e sigurisë fizike dhe një monitorim më të fortë të rasteve problematike, me qëllim krijimin e një mjedisi më të qetë.  Deri më tani, mbi 1.000 prindër e kanë firmosur peticionin. Hapi i radhës pritet të jetë dërgimi i tij në Ministrinë e Arsimit.

Kërkesat e prindërve

Ne, prindër dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, kërkojmë që arsimi bazë në Shqipëri të garantojë një zhvillim të plotë, cilësor dhe gjithëpërfshirës, i cili i përgjigjet nevojave akademike, emocionale, fizike dhe sociale të nxënësve.

Qëllimi ynë është ndërtimi i një sistemi arsimor që vendos fëmijën dhe mësuesin në qendër, duke garantuar siguri, mirëqenie dhe zhvillim real.

1. Siguri dhe mirëqenie në shkolla

-Të zbatohen protokolle të qarta kundër bullizmit, me mbikëqyrje fizike të vazhdueshme dhe ambiente të sigurta, përfshirë oborret dhe hapësirat sportive.

-Në rast mungese të një mësuesi, të caktohet mësues kujdestar (zëvendësues) që të mbikëqyrë nxënësit dhe të sigurojë vijimësinë e aktivitetit mësimor.

-Të merren masa për eliminimin e shkollave me dy turne, në mënyrë që nxënësit të kenë orar të plotë, mësues të mjaftueshëm dhe më shumë hapësirë për aktivitete fizike, kreative dhe sociale.

 2. Ngarkesë mësimore dhe orare të balancuara

-Detyrat e shtëpisë të jenë të përshtatura sipas moshës, veçanërisht në ciklin fillor.

-Fëmijëve t’u garantohet kohë e mjaftueshme për lojë, relaksim dhe aktivitete psiko-sociale, të domosdoshme për zhvillimin e shëndetshëm emocional.

 3. Lëndë praktike dhe aktivitete zhvilluese

-Lëndët e artit, edukimit fizik dhe aktivitetet psiko-sociale për klasat I–V të zhvillohen nga mësues të specializuar, jo nga mësuesja e klasës/kujdestarja, për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm.

-Fëmijët të mos qëndrojnë për periudha të gjata ulur, por të kenë mundësi të shprehin energjinë, kreativitetin dhe aftësitë sociale.

 4. Vakti i drekës në shkollë

-Të ofrohet vakt dreke i balancuar dhe i shëndetshëm në shkollë.

-Nxënësit e ciklit fillor të kenë mundësi të qëndrojnë në shkollë të paktën deri në orën 14:00, në kushte të sigurta dhe mbikëqyrje të përshtatshme.

 5. Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta

-Çdo fëmijë me nevoja të veçanta të ketë pranë mësues ndihmës gjatë gjithë orarit mësimor, dhe jo vetëm për dy orë, siç ndodh aktualisht.

Kjo është thelbësore për përfshirje reale, mbështetje të vazhdueshme dhe barazi në arsim.

 6. Numër më i ulët nxënësish në klasa

Veçanërisht në shkollat ku numri i nxënësve kalon 35 për klasë, të merren masa për reduktimin e numrit, në mënyrë që të sigurohet mësim më efektiv dhe kujdes individual.

7. Identifikim kombëtar i nevojave të fëmijëve

-Të krijohen teste të standardizuara kombëtare për identifikimin e nevojave të fëmijëve.

-Përcaktimi i nevojave të mos mbetet në dorë të prindit dhe zgjidhjeve private, por të jetë përgjegjësi e sistemit arsimor.

Kjo do të ndihmojë në planifikimin realist të burimeve: numrin e mësuesve, specialistëve dhe kapaciteteve që sistemi ka realisht.

 8. Ambientet stimuluese në arsimin fillor

-Arsimi fillor duhet të ketë vëmendje të veçantë ndaj ambienteve stimuluese, ku fëmijët të prekin, të eksplorojnë, të zbulojnë talentet dhe potencialin e tyre.

Qëllimi është aftësimi i fëmijëve për jetesën në komunitet, secili sipas kapaciteteve të veta.

 9. Mundësia e shkollimit nga shtëpia

-Të krijohen komisione dhe teste të posaçme për vlerësimin e këtyre fëmijëve.

Ka fëmijë që, për arsye emocionale, sensoriale apo psikologjike, nuk e përjetojnë mirë ambientin e mbyllur dhe zhurmat e klasës. Vendosja e tyre në këto kushte pengon zhvillimin e aftësive të tyre.

10. Roli dhe vlerësimi i mësuesit

-Mësuesit duhet të kenë vendin që meritojnë në sistem.

-Të mos mbingarkohen me orë mësimore dhe shkresa administrative.

-Të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje, veçanërisht për:

a.numrin e nxënësve në klasë

b.nevojat reale të fëmijëve

c.ndryshimet në kurrikulë dhe praktikat mësimore

Kohët kanë ndryshuar dhe realiteti i sotëm kërkon që mësuesit të kenë hapësirë për reflektim profesional dhe të raportojnë problematikat reale, në mënyrë që çdo ndryshim të jetë funksional dhe efikas.

Ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar një arsim cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë në Shqipëri.

gijotina.com/

Etiketa: shkollatsiguria

Lajme të lidhura

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!
Breaking Views

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur
Aktualitet

Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

12:37 - 09/03/26
Para
Angli/ Mesazhi në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg, gjyqtarja: Bëre një budallallëk

Angli/ Mesazhi në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg, gjyqtarja: Bëre një budallallëk

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!
Breaking Views

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26

Elegji! Kështu e ka konsideruar kreu i PD Sali Berisha fjalën prej rreth 1 orë e 30 minuta të kreu...

Lexo më shumë
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

12:37 - 09/03/26
Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

12:23 - 09/03/26
Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

12:00 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com