GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në Himarë, KAS shtyn për nesër seancën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fredi Beleri fitoi Himarën, por ja cila parti mori më tepër këshilltarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e ka shtyrë për nesër në ornë 11:00 seancën për shqyrtimin e ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën në Himarë më 4 gusht 2024.

Objekti i ankesës është “Kundërshtim i vendimit nr. 85, datë 05.08.2024 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Himarë në zgjedhjet e pjesshme të datës 04.08.2024, të KZAZ nr. 88”.

Debati u përqendrua tek zgjedhësit me kartë identiteti të skaduar. Sipas administratës janë 6 mijë zgjedhës të cilët kanë figuruar me kartë identiteti të skaduar. Opozita thotë se, janë mbi 200 zgjedhës, votues të regjistruar që kanë rinovuar kartat e skaduara dy ditë para zgjedhjeve, që nuk janë njohur nga pajisja elektronike. Por, për socialistët kjo nuk përbën provë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, pasi votuesit janë identifikuar manualisht.

“Kjo vërteton se personat kanë pasur pasaportat, kanë pasur emrin në listë, e kanë votuar. Ku është pavlefshmëria”, tha përfaqësuesi socialist Eridian Salianji.

Mbledhja e KAS u shty për në orën 13:30′ për t’i vënë në dispozicion opozitës disa informacione shtesë nga administrata.

Në mbledhjen e orës 13:30 opozita kërkoi kohë të shqyrtojë materialin e dorëzuar nga administrata për këtë arsye KAS vendosi shtyrjen e seancën ditën e nesërme në orën 11:00

Opozita kërkoi nga administrata e KQZ: raportin e audituesit teknicien lidhur me problematikën e listave të zgjedhësve në Himarë; raportin e shkruar ose e-mail të kompanisë “Smarmatic” që menaxhon sistemin e pajisjeve PEI, pas përfundimit te zgjedhjeve në Himarë lidhur me ecurinë e procesit të identifikimit të zgjedhësve në 36 QV e Bashkisë Himarë; kopje të të gjithë regjistrave të posaçëm të 36-QV në Himarë, ku janë evidentuar të paktën 560 zgjedhës që nuk janë lejuar të votojnë, pasi karta ID e tyre rezultonte me datë të skaduar; kopje e të gjitha procesverbaleve apo dokumenteve të tjerë të votimit të 36-QV në Himarë, ku mund të jetë shënuar manualisht identifikimi i mbi 260 votuesve të cilëve, pajisja PEI nuk i njihte, edhe pse kartat e tyre ID ishin rinovuar pak ditë përpara datës 4 gusht 2024; dokumentacionin që disponon administrata e KQZ që tregon shtimin me mbi 360 zgjedhës të rinj në Himarë që nga zgjedhjet e 14 majit 2024; listën e personave të caktuar si komisionerë nga Partia Socialiste në 36-QV në Himarë, dhe funksionin në Administratën Publike (Qendrore apo Vendore) të atyre individëve që ishin pjesë e saj deri në 4 gusht 2024; dokumentacionin që vërteton se këta persona ishin pajisur me autorizim/leje paraprake nga DAP për t’u angazhuar në procesin zgjedhor.

Etiketa: Bashkia HimareHimareKASzgjedhjet ne Himare

Lajme të lidhura

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar
Aktualitet

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Para
Turbulenca të mëdha mbi Adriatik, plagosen 2 persona, avioni bën ulje të detyruar në Romë!

Turbulenca të mëdha mbi Adriatik, plagosen 2 persona, avioni bën ulje të detyruar në Romë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com